Paralajmëron Elezaj: Partitë opozitare po duan ta marrin pushtetin në mënyrë antikushtetuese

Politika

Paralajmëron Elezaj: Partitë opozitare po duan ta marrin pushtetin në mënyrë antikushtetuese

Nga: A.M. Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:58
Ndertesa e Qeverise

Publicisti Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se partitë opozitare po duan ta marrin pushtetin në mënyrë antikushtetuese, duke u bërë gati që ta formojnë një qeveri teknike.

 “Ndaj, nisur nga ajo që u tha më lartë, mua nuk më habitë fare qëndrimi abuziv dhe iritues ndaj masave të ndërmarra nga qeveria në detyrë kundër kësaj pandemia, e cila, opozita pra, në vend se ta ndihmon situatën e krijuar në muajin e fundit nga rreziku i këtij virusi vdekjeprurës, që siç po parashihet do të zgjas me muaj, partitë opozitare po duan ta marrin pushtetin në mënyrë antikushtetuese, duke u bërë gati që ta formojnë një qeveri teknike, gjë e cila tregon se në fakt shteti ynë nuk ka opozitë fare, veçse grupe interesash oligarke të tubuara nëpër këto parti, të cilët në asnjë mënyrë nuk po mund të ndahen nga postet dhe privilegjet shtetërore që derisa ishin në pushtet i kanë keqpërdorur në mënyrë makabre, duke e vjedhur arkën e shtetit si dhe duke keqpërdorur çdo pozitë udhëheqëse për t’u pasuruar sa më shumë në dëm të popullit shqiptar të varfër dhe të shumëvuajtur!”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Elezaj ka përmendur edhe zhvillimet e fundit në veri te vendit për të cilën u akuzua qeveria nga opozita se nuk po mundet ta menaxhuar situatën pandemike.

“Mjafton të marrim si shembull vetëm rastin e fundit rreth akuzave të opozitës që ende vazhdon t’ia drejtojë qeverisë “Kurti” në detyrë, se si gjoja ajo nuk po mundet me e menaxhuar situatën e pandemisë në veri të Kosovës, se masat e kufizimit të lëvizjeve të popullatës atje i ka shpallur Serbia e jo qeveria në detyrë, se atje do ketë gjakderdhje, dhe kështu të ngjashme, që dëshmon qartë se partitë opozitare, PDK-ja, AAK-ja, NISM-a dhe AKR-ja, janë në fakt parti të papërgjegjshme opozitare të cilat vendin po duan ta çojnë drejt një destabilizimi, pasojat e të cilit mund të jenë tepër të rënda për Kosovën..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat