Seanca e jashtëzakonshme, juristi tregon si të veprojë kryeministri me pakon e propozuar nga PDK

Politika

Seanca e jashtëzakonshme, juristi tregon si të veprojë kryeministri me pakon e propozuar nga PDK

Nga: G.B Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:25
Albin Kurti

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën, në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues.

Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur të premten.

Sipas njoftimit nga Kuvendit,  pika e rendit të ditës në këtë seancë, do të jetë propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se seanca duhet të mbahet.

"Po natyrisht shteti duhet të funksionojë si në pandemi, si në kohë lufte, këtu debat e dilema nuk ka,të gjithë ata që flasin e sidomos kjo ish qeveri fshihet prapa pandemisë për ta bërë sa më gjatë në pushtet dhe po e keqpërdor duke nxjerr vendime që nuk janë të plotfuqishme dhe të gjitha këto vendime të nxjerra nga shkarkimi duhet t'i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese", është shprehur ai.

Sipas tij, në bazë të Kushtetutës nuk ka qeveri, por duhet të themelohet, duke shtuar se kjo pako e propozuar nga PDK nuk duhet ta zbatojë atë.

"Kosova qeveri nuk ka, bazuar në Kushtetutë, por duhet ta themelojë. Problemi është se edhe nëse kjo pako e propozuar nga PDK ekonomike kalon, ky njeri që ka mbet në derë si ish kryeministër nuk do ta zbatojë fare këtë pako. Pra shteti ka mbet pa ekzekutiv, kjo qeveri nuk ekziston, nuk po kuptoj kujt po ia adreson këtë pako, ky ligj nuk është thjesht një dokument strategjik që këta prej mos dijes i emërtojnë masa dhe i kuptojnë si ad-hoc, që në realitet edhe janë ad -hoc deri sa të kalojë kjo periudhë emergjente", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat