Një mjek dhe një infermier nga Malisheva të infektuar me COVID-19, rasti po mbahet i fshehur?

Politika

Një mjek dhe një infermier nga Malisheva të infektuar me COVID-19, rasti po mbahet i fshehur?

Nga: N. H Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Malisheva vazhdon të jetë epiqendra me numrin më të madh të te infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Kjo komunë prinë me 66 raste, pastaj vije Prishtina me 25, kurse e treta radhitet Vushtrria me 21 raste.

Në mesin e këtyre të infektuarve, gazeta “Bota sot”, mëson nga burimet e saj, se është edhe një mjek dhe një infermier, por që deri më tani një gjë e tillë për opinionin nuk është bërë e ditur.

Gazeta gjithashtu mëson nga burime të mirë informuara se mjeku dhe infermieri nuk janë pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Malishevë (QKMF), por që kontakti i tyre me të infektuarit mund të ketë ndodhur në ordinancën e tyre private.

Se pse nuk po bëhet publike për qytetarët e Malishevë, burimi në fjalë thotë se kjo po fshehët për shkak të mos përhapjes së panikës, pasi ky mjek ka pasur kontakte të shumta me shumë qytetarë të Malishevës kohëve të fundit.

Lidhur me rastin në fjalë, është kontaktuar edhe Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Hoti në një prononcim për gazetën “Bota sot”, nuk e ka mohuar këtë rast, gjersa është shprehur se IKSHPK publikon çdo mbrëmje raportin ditor të mostrave të testuara për SARS-Cov-2, dhe çdo rast që rezulton pozitiv kontaktohen edhe autoritetet komunale, me qëllim që të gjurmohen rastet.

Image
Faik Hoti

“IKSHPK publikon çdo mbrëmje raportin ditor të mostrave të testuara për SARS-Cov-2 dhe çdo rast që rezulton pozitiv, kontaktohet përmes instituteve rajonale të shëndetësisë publike dhe autoriteteve komunale, me qëllim që të gjurmohen rastet e kontakteve dhe të parandalohet përhapja e virusit”, është shprehur ai.

Tutje, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë me dije deri më tani transparenca e tyre ka qenë maksimale, dhe se autoritetet komunale gjithashtu, janë përgjegjëse për ndërmarrjen e masave në kuadër të kompetencave të tyre për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Në këtë drejtim deri tash transparenca ka qenë maksimale nga IKSHPK dhe kështu edhe do të vazhdojë. Autoritetet komunale gjithashtu, janë përgjegjëse për ndërmarrjen e masave në kuadër të kompetencave të tyre për të parandaluar përhapjen e virusit dhe të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së”, ka theksuar zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për gazetën “Bota sot”.

Shqetësimin për këtë rast ditë më parë e kishte ngritur edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilza Krasniqi, në një intervistë, dhënë një televizioni publik.

Krasniqi kishte thënë se qytetarët po vazhdojnë ta vizitojnë edhe me tej atë ordinancë, dhe se dezinfektimi i saj nuk është bërë ende.

Kurse, nga ana tjetër, nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha kishte siguruar Krasniqin e Vetëvendosjes se ordinanca në fjalë është mbyllur dhe se dezinfektimi i saj do të ndodhë shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat