Kush e parashikoi rrezikun për Kurtin, kush tjetër rrezikohet për jetë?

Politika

Kush e parashikoi rrezikun për Kurtin, kush tjetër rrezikohet për jetë?

Nga: M.H Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:56
Albin Kurti

Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook në mëngjesin e së premtes, ku janë premtuar 10 milionë euro për kokën e tij.

Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.

Edhe pse Arianitti sot ka shkruar se ai nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij, por ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Në lidhje me këtë me tem, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që edhe më herët ka theksuar që jeta e Kurtit është në rrezik, kjo për faktin që është i vetmi i cili po i'a prish rahtin grupëve të po përfitojn nga sistemi që kanë instaluar.

Mehmeti më tej shprehët që e rrezikuar është edhe kryeparalmentarja Osmani dhe që për këtë arsyje duhet të merren masa që tu ofrohet siguri edhe z.Kurtit dhe zonjës Osmani.

“Para një viti në një prononcim për " Bota sot" pata theksuar se Kurti rrezikon të vritet.Arsyjet për këtë janë se Albin Kurti shihet rrezik potencial për grupet kriminale të cilët kanë kapur shtetin, dhe të cilat ndihen të rrezikuar se po u prishet rehatia. Këto grupe përfitojnë shuma të mëdha përmes sistemit që e kanë instaluar. Kryesisht ndryshimet në borde që po bën qeveria, ka trazuar rehatine e grupëve kriminale të cilat janë në gjendje të vrasin këdo që u del përpara”.

“Kërcënimi në fjalë është më i vogëli ndër ata të tjerët, të cilët nuk deklarohen publikisht por punojnë në jetë drejtim. Kujdes duhet të ketë edhe Vjosa, e cila gjithashtu shihet rrezik për kapësit e shtetit”.

“Andaj, duhet marrur masa të shtuara që tu ofrohet siguri e shtruar z.Kurtit dhe zonjës Osmani, me grupet kriminale që i kanë në sy dhe mund t'i eleminojnë”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat