Tendenca e Sami Lashtakut për ta “goditur” Bekim Jasharin

Politika

Tendenca e Sami Lashtakut për ta “goditur” Bekim Jasharin

Nga: A.M. Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:07
Bekim Jashari, Sami Lashtaku

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se dhurimi i ndihmave me logo partie nga Sami Lushtaku u bë për të rritur kredencialet e tija dhe për të goditur Bekim Jasharin, për gjoja mos kujdes ndaj qytetarëve.

“Edhe një herë PDK dëshmojë se çdo gjë e lidh me votë? Edhe në kohën kur ana humane dhe njerëzore duhet të jetë mbi te gjitha. Dhurimi i ndihmave me logo partie nga Sami Lushtaku u bë për të rritur kredencialet e tija dhe për të goditur Bekim Jashari, për gjoja mos kujdes ndaj qytetarëve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka shtuar se kjo parti ka vazhdon me mendësinë ku çdo gjë e lidh me vota, pushtet dhe interes.

“Pra, PDK nuk ka dhuruar ndihme por ka përdorur mjerimin e qytetareve për lufte politike, që është jo njerëzore ne këtë periudhe. Fatkeqësisht PDK ende vazhdon me mendësinë ku çdo gjë e lidh me vota, pushtet dhe interes. Kjo parti kështu ka vepruar gjithnjë, duke dëshmuar një lloj primitivizmi patriarkal”, ka  theksuar Mehmeti.

Po ashtu,  ai ka thënë se ky është fundi i paturpësisë së një partie që është e destinuar të tretet në mjerimin e saj.

“Sami Lushtaku njeriu që u bë milionerë mbi kurriz te qytetareve, për ironi dhuron gjoja ndihma me patar e atyre qytetareve që ky dhe soji i tij i kanë përvetësuar jo ndershmërisht. Ky është fundi i paturpësisë së një partie që është e destinuar të tretet në mjerimin e saj”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat