"Pa reforma të brendshme partiake dhe pa fytyra të reja politike, Kosova nuk ka mundësi të ecë përpara"

Politika

"Pa reforma të brendshme partiake dhe pa fytyra të reja politike, Kosova nuk ka mundësi të ecë përpara"

Nga: D.B. Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:29
Foto Ilustrim

Në lidhje me atë se a do të ketë edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme qeveri të mundshme në mes VV-së dhe LDK-së, analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo që ndodhi me rrëzimin e qeverisë në këto kohë shumë të vështira për njerëzimin nga pandemia, është presedan i llojit të vet.

Sipas tij, tashmë sikur jemi mësuar me praktika të rrëzimit të qeverive pa e përfunduar mandatin.

"E them këtë pasi kjo praktikë e keqe e qeverisjes me Kosovën, nuk po ndërprehet dhe kjo po bëhet për faktin e grupeve të caktuara politike të interesit, të cilave po ju shkojnë për shtati gjërat e tilla. Zgjedhjet e parakohshme po bëhen edhe për faktin se strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara, nuk e dëshirojnë reformën aq të nevojshme zgjedhore, e cila shumë prej këtyre do ti përjashtonte nga loja politike e që politikën e shohin vend ku bëhet biznes, e jo se janë zgjedhur për interesat e qytetarëve.

Kurse sa i përket asaj se a do të këtë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të radhës, koalicion LVV-LDK, më duket së kjo mundësi e koalicionit ekziston, edhe pse disa nga krerët e LDK-së, nuk kanë qenë pro koalicionit me VV asnjëherë. Më e rëndësishme së gjithçka tjetër momentalisht është dalja nga situata e rëndë e korona virusit që ka shqetësuar mbarë botën, pastaj vijnë në shprehje zgjedhjet dhe koalicionet e mundshme. Mendoj se do të shohim zhvillime të reja politike ne vend”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai tutje ka shtuar se LDK e ka bukur vështirë ta ruaj unitetin e brendshëm  pasi që Vjosa Osmani e disa tjerë është në pyetje se a do mbesin më pjesë LDK-së, apo Vjosa do të formon parti të re politike edhe pse nuk ka ende ndonjë ide të shfaqur nga ana e saj në këtë drejtim.

“Nëse ndodhë që Vjosa të formon parti  e më gjasë në anën tjetër pritet që VV ta fiton një shumicë absolute të votave , atëherë më siguri do të shohim një koalicion të tillë. Por edhe nëse Vjosa mbetet në LDK prap mendoj se VV dhe LDK prioritet do ti japin koalicionit të përbashkët edhe pse ndoshta sipas paralajmërimeve të disa zyrtarëve të lartë të VV-së nuk përjashtohet mundësia e koalicionit edhe më PDK-në, që për mua do të ishte gabim i madh. Por edhe LDK-ja nëse nuk lirohet nga disa persona të cilët po ndikohen nga PDK-ja, ky subjekt politik do ta merre tatëpjetën dhe ndëshkimin e rënd nga elektorati në zgjedhjet që pritet të mbahen”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, praktikat e tilla të zgjedhjeve të parakohshme ishte dashur të ndërpriten pasi janë të kushtueshme për buxhetin e varfër të Kosovës.

"E them këtë pasi po e bëjnë të pamundur reformën zgjedhore e cila shumë do ta kishte këputur zingjirin e dallavereve brenda partiake, që po bëhen për të mirën e vendit të mbytur në shumë dukuri negative dhe nga keqpërdorimet e strukturave të vjetra politike. Atëherë ishte dashur të zënë vend në pushtet njerëzit e rinj dhe kredibil , pikërisht nga VV dhe LDK .Por shihet se pa reformat të brendshme partiake dhe pa fytyra të reja politike, Kosova nuk ka mundësi të ecë përpara. Kthimi eventual në pushtet të forcave retrogradë që e prunë gjendjen politike dhe ekonomike ne shkallë të ulët, sigurisht së vendi do të përballet më situata të vështira politike ,ekonomike, dhe do të shihnim largime tjera masovike nga Kosova”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat