Qeveri apo shpërbërje të Kuvendit? Ramush Tahiri tregon dy mundësit e Kushtetutës, ja çfarë mund të bëj Presidenti nëse VV-ja s’ka mandatar

Politika

Qeveri apo shpërbërje të Kuvendit? Ramush Tahiri tregon dy mundësit e Kushtetutës, ja çfarë mund të bëj Presidenti nëse VV-ja s’ka mandatar

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 prill 2020 Në ora: 13:24
Ramush Tahiri

Politologu dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Ramush Tahiri ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë.

Pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion të mosbesimit, tashmë jemi në një situatë jo të favorshme për Kosovën, sidomos në këtë kohë të pandemisë me koronavirusin.

Por, për hapat e mëtejshëm për të dal nga kjo situatë, se si do të formohet Qeveria e re, dhe sa do të jetë e suksesshme, apo mund të përsëritet një Qeveri sikurse me Qeverinë Kurti, politologu Tahiri ka treguar detaje.

Tahiri ka folur edhe për Kushtetutën e Kosovës dhe mundësitë që i parasheh ajo.

“Habitem me ekspert të ndryshëm që duke u thirr në nene të caktuara të Kushtetutës apo ligjit thonë se pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, vendi domosdo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare e gjithashtu edhe me ata ekspert që thonë të drejtën e propozimit të Mandatarit të Qeverisë e ka gjithmonë partia e parë fituese, pra në rastin konkret Lëvizja Vetëvendosje, edhe herën e parë edhe herën e dytë,  pasi Kushtetuta i parasheh vetëm dy herë mundësi, dhe gjithashtu që thonë se asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk mund të krijohet pa e pasur pjesë të koalicionit qeverisës partinë fituese të zgjedhjeve pra në rastin konkret Vetëvendosjen”, thotë Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se këta ekspert thonë se kjo është paraparë me Kushtetutë dhe pa u ndryshua Kushtetuta nuk ka zgjidhje dhe mundësi tjetër. “Në këtë konstatim nuk e parashohin fare mundësinë se ndoshta kanë duke e shpjeguar Kushtetutën”.

“Këta ekspert gjithashtu thonë se po mos të ishte kështu atëherë nuk do të kishte kuptim mbajtja e zgjedhjeve dhe gara ndërmjet partive dhe për të dalë ndonjë e para... Gjithashtu këta ekspert thonë se sa herë të bie Qeveria, vendi duhet patjetër të shkojë në zgjedhje dhe thirren si argument në nenin 82 të Kushtetutës...”, potencon Tahiri.

Politologu tutje thekson se, të gjitha këto shpjegime po frymëzojnë ose po arsyetojnë qëndrimet politike se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka obligim dhe as nuk e ka afat me ia paraqit emrin Presidentit dhe në kushte normale si të kalojnë 60 ditë Presidenti është i obliguar ta shpërndajë Parlamentin dhe ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme ndërsa në kushtet e pandemisë së koronaviruesit, këto zgjedhje të përgjithshme mund të mbahen tek pasi të kalojë kjo situatë emergjente dhe si pasojë Qeveria Kurti është në detyrë dhe në mandatë të plotë deri më zgjedhjen e Qeverisë së re të dalë prej zgjedhjeve e jo të dalë nga një votim në Kuvend të një Qeverie të re me Mandatar nga një parti tjetër e që nuk është nga Lëvizja Vetëvendosje...

“Unë konsiderojë se Kushtetuta e Kosovës me të gjitha specifikat e saja nuk ka asnjë mangësi apo zbrazësi në këto çështjet e theksuar që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Qeverisë dhe me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare”, pohon ai.

“Pas mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve mundësia e propozimit të Mandatarit i jepet  ekskluzivisht partisë apo koalicionit fitues të regjistruar para zgjedhjeve. Nëse kjo parti fituese nuk arrin të bëjë koalicionin e nevojshëm apo Mandatari i saj me kabinetin qeveritar nuk i merr së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit, atëherë mundësinë për të propozuar Mandatarin e ka partia e dytë thënë kushtimisht, apo cilado parti tjetër duke mos e përjashtuar as të parën që i ka votat e nevojshme me u zgjedh në Kuvend”, tregon politologu.

Ai thekson se, Kushtetuta e Kosovës i parash vetëm dy mundësi sepse aq janë matematikisht duke marr parasysh se Parlamenti i ka 120 deputetë ndërsa Qeveria zgjidhet me 61 deputet.

“Qëllimi është që vendin të mos e bllokojë ose të mos e qojë në zgjedhje ndonjë subjekt politik që i ka fituar 20, 30 apo edhe 40 për qind të votave por që nuk mund ti bëjë 50 plus një për qind të votave të deputetëve në Kuvend”, thotë Tahiri.

Në praktikën demokratike të të gjitha shteteve të tjera, Tahiri thotë se është e respektueshme e drejta që shumica parlamentare krijohet në Kuvend dhe gjithmonë kjo shumicë e krijon Qeverinë dhe jo domosdoshmërisht e drejta e të qenurit i pari. Kjo vlen edhe në zgjedhjen e Qeverisë, edhe në dorëheqjen e Kryeministrit edhe në shkarkimin e Qeverisë.

“Pra asnjëherë nuk mund të anashkalohet vullneti i shumicës parlamentare. Janë ata, pra të gjitha partitë parlamentare që përcaktohen se a dojnë Qeveri të re apo zgjedhje të reja parlamentare, e ku partia fituese e ka këtë të drejtë konform fuqisë së saj me votë në Parlament, ndërsa është në kompetencë të Presidentit të vendit që pas një procesi të konsultimeve të vendos se kah është shumica parlamentare dhe asaj partie që i ka votat e nevojshme 61 ti jep të drejtën e propozimit të mandatarit”, thekson tutje ai.

Sipas tij, Presidenti nuk ka mundësi të përcaktohet për emër të Mandatarit e të mos e dekretoj atë që e propozon partia, subjekti, koalicioni. “Përjashtim bënë pastërtia e figurës përkatësisht pengesat e kufizimet ligjore”.

“Në rastin konkret Presidenti i Kosovës pas mocionit të suksesshëm për Qeverinë Kurti i bëri konsultimet me të gjitha partitë dhe konkludoi se partitë nuk janë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare por për një Qeveri tjetër të votuar nga Parlamenti. Presidenti gjendjen e trajtoi si pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ia dha mandatin e propozimit të Mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje, si parti fituese. Presidenti nuk e konsideroi ketë të drejtë të konsumuar nga vetëvendosje me Kryeministrin Kurti”, shton Tahiri.

“Tash nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e dorëzon emrin e Mandatarit për dekret te Presidenti brenda 15 ditësh, atëherë Presidenti e konsideron se Vetëvendosje ka hequr dorë nga propozimi, dhe të drejtën për mandatarin Presidenti ia kërkon njërës nga partive të tjera parlamentare, në rastin konkret  LDK e cila i dërgon emrin Presidentit. Mandatari brenda afatit prej 15 ditësh pasi të jetë dekretuar del për votim në Kuvend. Nëse i merr së paku 61 vota Qeveria zgjidhet. Nëse nuk i merr votat e nevojshme Qeveria nuk konsiderohet e zgjedhur me çka Presidenti e ka të drejtën ta shpërndaj Kuvendin dhe ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare brenda afatit prej 40 ditësh që duhet të mbahen”, pohon politologu.

Tahiri tutje thotë se, në Kosovë kjo procedurë po kontestohet dhe po synohet të inaugurohet një precedan se e drejta por edhe mundësia për krijimin e Qeverisë i takon vetëm partisë, përkatësisht koalicionit fitues në zgjedhje pa marr parasysh a është fuqia e votës, 10, 29, apo 40 për qind e votave të elektoratit apo e votave të shprehura në ulëset në Kuvend e duke mos përfillur votat e shumicës parlamentare.

“Nëse kjo përligjet atëherë njëmend Kosova do të ishte një rast sui generisë i paparë e i pashembullt në demokracitë parlamentare të Botës”, përfundon Ramush Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat