Eksperti i ekonomisë: Pakoja e qeverisë e varfër, të rritet vlera monetare për të ndihmuar bizneset

Politika

Eksperti i ekonomisë: Pakoja e qeverisë e varfër, të rritet vlera monetare për të ndihmuar bizneset

Nga: G.B Më: 14 prill 2020 Në ora: 16:14
Qeveria e Kosovës

Pako emergjente e miratuar nga Qeveria për bizneset nuk është përkrahur nga të gjithë.

Për këtë, PDK thirri seancë të jashtëzakonshme sot, për një pako më të gjerë emergjente, por në seanca përfundoi pa u votuar asgjë.

E eksperti i ekonomisë,  Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se një pako e tillë është e nevojshme.

Image
Mustafë Kadriaj

"Duke marrë parasysh që situata po vjen dhe rëndohet nga ana e të prekurve nga virusi korona po ashtu edhe ndalja e aktivitetit ekonomik, vlerësoj që si pako është e nevojshme e propozuar nga PDK por kuptohet në bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare që të përkrahen bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat", është shprehur ai.

Sipas tij, pakoja e qeverisë është e varfër dhe duhet të rritet vlera e saj.

"Pra pako e propozuar nga qeveria në detyrë është e varfër dhe kërkohet që të rritet vlera monetare e pakos, njëherësh duke reduktuar investimet tjera sepse një përkrahje e bizneseve në këtë kohë është e nevojshme që të ruajnë likuiditetin e bizneseve dhe njëherësh punëtorët në sektorin privat duke mundësuar që sado pak të mbulohet shporta e konsumit", ka vlerësuar Kadriaj.

Ai shton se qeveria bashkë me përkrahjen e Kuvendit duhet të rritë pakon emergjente.

"Pra si iniciativë është për tu përkrahur por duke qenë bashkërendim me të gjitha grupet parlamentare dhe njëherësh me qeverinë në detyrë sepse edhe qeveria në detyrë ka nevojë për një përkrahje parlamentare që të ketë bazë ligjore për të rritur pakon emergjente me bazë ligjore për faktin që si qeveri në detyrë ka kufizime ligjore për shpenzime jashtë buxhetit", ka deklaruar Mustafë Kadriaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat