Kërkohet krijimi i ligjit për pandemitë

Politika

Kërkohet krijimi i ligjit për pandemitë

Nga: A.M. Më: 14 prill 2020 Në ora: 19:49
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është shkelur Kushtetuta me vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Kjo është e qartë, këto masa janë antikushtetuese, me kushtetutë është e qartë se kush vendos për masa të kufizimit të lirisë së lëvizjes, që shumë ndjeshme dhe përcaktohen rrethanat në cilat situata mund të nxjerrët një ligj i shkurtuat me masa të përcaktuar qartë dhe për kohëzgjatjen tyre , gjithmonë bazuar në të drejtat dhe lirit themelore të të drejtave të njeriut”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër,  botuesi i librit “Shteti në situatat emergjente”  ka potencuar se Kosova nuk ka ligje të kësaj natyre  për pandemitë, por sugjeron për nxjerrjen e një ligjit për këtë çështje.

“Masat nuk duhet jenë të paqarta apo që rrënojnë integritetin , dinjitetin dhe rrezikojnë jetën e qytetareve, Kosova nuk ka ligje të kësaj natyre  për pandemitë, madje as ligj bazik, pra duhet të nxjerrët një ligj i saktë i qartë dhe me shumë kujdes që kufizon lirin themelore me një periudhë të caktuar kohore duke pas edhe përgjegjësi për secilin institucion gjatë një gjendje të jashtëzakonshme dhe masat nuk guxojnë të rrezikojnë mirëqenien sociale, ekonomike. Mbi të gjitha shëndeti, masat duhet të jenë kompatibile me kushtetutën dhe aktivitetet kushtetuese për të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani ka theksuar se nëse dërgohet ky vendim në Gjykatën Kushtetuese  mund të shfuqizohet.

“Ministria e Shëndetësisë ka shkel kushtetutën dhe kjo qeveri për herë të dytë, hera e dytë që  e ka shkel kjo qeveri në ikje kushtetutën, kuptohet kjo qeveri duhet të arsyetoj patjetër këtë mase pa marr parasysh se sa ka të drejt në këtë kohë të pandemisë, përgjegjësia mund të individualizohet , por edhe të arsyetohet . Gjykatën Kushtetuese vendos nëse sërish vendimi shkon në këtë gjykatë mund të shfuqizoj prapë një vendim të tillë.  Përndryshe në këtë komision qeveritar për këto masa nuk ka pas fare jurist që merren me të drejtat kushtetuese dhe kjo ka sjelle probleme dhe konfuzitet  të madh”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat