“Qeveria e re” LDK, AAK, NISMA, profesori i njohur ia ‘shuan’ shpresat partisë së Isa Mustafës – sqaron gjithçka çfarë do të ndodhë në vend

Politika

“Qeveria e re” LDK, AAK, NISMA, profesori i njohur ia ‘shuan’ shpresat partisë së Isa Mustafës – sqaron gjithçka çfarë do të ndodhë në vend

Nga: G.B Më: 14 prill 2020 Në ora: 21:15
Albin Kurti, LDK

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, nga partneri i saj i koalicionit LDK, kjo e fundit po e sheh mundësinë e formimit të Qeverisë së re, në bashkëpunim me AAK-në, Nismën dhe komunitetet.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se për formimin e një qeverie të tillë, ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë përfundim ka ardhur pas përgjigjeve nga anëtarët e Këshillit, se a duhet të ketë një qeveri me këtë përbërje, ku 108 anëtarë janë shprehur pro, 6 kanë votuar kundër dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Por, a mund të formohet Qeveria me këtë përbërje dhe a është kushtetuese një gjë e tillë?

Lidhur me këtë, profesori dhe një nga themeluesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, ka thënë për gazetën "Bota sot" se sipas Kushtetutës, fillimisht vetëm LVV e ka përparësinë për formimin e Qeverisë dhe asnjë subjekt tjetër.

Image
Riza Smaka

"Sipas dispozitës së nenit 95 par.5 të Kushtetutës, pas konsultimit të Presidentit me Kryeministrin që përputhet me përfaqësuesin e subjektit politik me shumicë në Kuvend, propozon kandidaten apo kandidatin e Presidenti e mandaton për formimin e Qeverisë. Pra fillimisht vetëm LVV e ka përparësinë e formimit të Qeverisë e kurrsesi cilido subjekt, përkatësisht koalicion politik tjetër", është shprehur ai.

Sipas profesorit, në Kushtetutë nuk përcaktohet afati për propozimin e mandatarit dhe gjendja e tanishme mund të justifikojë zhagitjen.

"Në këtë temë ekziston një çështje që mund të ndryshojë rrjedhën e sipër thënë. Në Kushtetutë nuk ka paragraf për afatin nga miratimi i mocionit për mosbesim të Qeverisë deri në propozimin e kandidatit/es për mandatar të Qeverisë. Aq më parë kur në vendin tonë rrethanat shëndetësore janë problematike të cilat mund të justifikojnë zhagitjen deri në krijim të klimës shoqërore e shëndetësore normale", ka theksuar Riza Smaka për "Bota sot".

Ai vlerëson më tej se Qeveria mund të ushtrojë funksionin deri në zgjedhjet e përgjithshme, që mund të shpallen pas normalizimit të gjendjes.

"Së andejmi, koalicioni partiak i paralajmëruar për të propozuar kandidatin/en për mandatar/e, do të duhej të mos ngutej dot nga se Qeveria në dorëheqje do të mund të ushtronte funksionin e ekzekutivit deri në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të mund të shpalleshin pas normalizimit të rrethanave aktuale të ndërlikuara e të rënda. Këtë prolongim e determinojnë dy faktorë: një, vakumi juridik i afatit prekluziv në n.95 al.5 të Kushtetutës dhe dy, rrethanat shëndetësore të jashtëzakonshme në vendin tonë. Afatin në fjalë nuk mund ta caktojë cilido institucion pos Kuvendi i Kosovës me amandament enkas për të", ka deklaruar profesori Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat