"Albin Kurti është në mes dy zjarrve"

Politika

"Albin Kurti është në mes dy zjarrve"

Nga: M.H Më: 15 prill 2020 Në ora: 09:58
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ju ka bërë thirrje diasporës për ndihmë në mënyrë që të kalohet sa më shpejtë kjo situatë pandemie.

Kjo thirrje ngjalli reagime të ndryshme nga lidër të Kosovës, duke mos e parë të rrugës këtë thirrje mirëpo që njësoj nuk vepruan të gjithë pasi mbështetje kryeministri gjeti edhe nga Lobi shqiptar.

Sipas njoftimit të Lobit shqiptar kjo lloj thirrje është e qëlluar duke krahasuar këtë model me atë të Gjermanisë.

Analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që thirrja për mërgimtarët për ta ndihmuar Kosovën nuk është e këndshme sepse edhe ata janë në krizë të tyre mirëpo që pa ndihmën e askujt është detyruar Kurti të bëj këtë thirrje.

“Edhe pse s'është e këndshme që Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t'ju bëjë thirrje mërgimtarëve për ta ndihmuar Kosovën, pasi mërgimtarët që 25 vjet radhazi janë lodhur duke i ndihmuar UÇK-së e popullatës së Kosovës, pastaj dhe vet ata janë në krizë ekonomike, mirëpo halli që Albini s'ka kah t'ia mbajë, duket sikur ka mbetur i vetmuar e pa ndimën e askujt dhe kjo e detyron që të kërkonte ndihmë nga vet mërgimtarët nga Kosova. Albinit në njërën anë, bllokadë të ashpër qeveritare janë duke i bërë kundërshtarët politik, në anën tjetër, Covid-19 ka ngushtuar jo vetëm Kosovën, por tërë globin, pandemia edhe shtetet më të fuqishēm ka frikësuar sa që s'janë në gjendje t'i ndihmojnë vetëvetes, popullatës së tyre e ku Kosovën”, u shpreh Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Më tej, Mehazi thotë që Kryeministri në detyrë është në mes dy zjarrëve në mes Covid-19 dhe kundërshtarëve opozitarë, e, këto dy zjarre mundohet t'i shuajë me anë të ndihmës së mërgimtarëve.

“Pra, Kryeministri në detyrë është në mes dy zjarreve: në mes Covid-19 dhe kundërshtarëve opozitarë, e, këto dy zjarre mundohet t'i shuajë me anë të ndihmës së mërgimtarëve. Si çdoherë kur Kosova ka qenë në rrezik, mirgimtarët të parët i kanë dalë në ndihmë, besojmë se dhe tani do jenë të parët që do t'i ndihmojnë Albin Kurtit dhe qeverisë së tij në detyrë”, përfundon Mehazi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat