“Thaçi është duke devijuar Kushtetutën, nuk i respekton zgjedhjet e parakohshme parlamentare”

Politika

“Thaçi është duke devijuar Kushtetutën, nuk i respekton zgjedhjet e parakohshme parlamentare”

Nga: D.B. Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:16
Hashim Thaçi

Veprimet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, mund t'i krahasojmë me ato të ish-kryetarin kontravers të Maqedonisë Veriore, Gjorgji Ivanov, i cili në çfarë do lloj mënyre mundohej të bllokonte Qeverinë e Zaevit, të njëjtat inate politike është duke i bërë edhe Hashim Thaçi ndaj Albin Kurtit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se ish i pari i Maqedonisë Veriore, Ivanovi, punonte kundër Zaevit e kundër kushtetutës së Maqedonisë, kundër Marrëveshjes me Greqinë, poashtu edhe i pari i Kosovës Thaçi punon kundër Kurtit e kundër kushtetutës së Kosovës, kundër tarifave serbe me reciprocitet dhe kundër kërkesave të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtin se pas mocionit për mosbesim duhet të ketë zgjedhje të reja parlamentare e jo qeveri të re.

Image
Sulejman Mehazi

“Se Thaçi vepron kundër Kushtetutës së Kosovës më së miri e tregon edhe profesori Riza Smaka, njëri nga themeluesit e Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se sipas Kushtetutës, fillimisht vetëm LVV e ka përparësinë për formimin e Qeverisë dhe asnjë subjekt tjetër. Ivanovi ishte kundër vullnetit të votuesve shqiptarë në Maqedoninë Veriore, edhe Thaçi është kundër vullnetit të votuesve shqiptarë në Kosovë, Ivanovi devijonte kushtetutën duke mos nënshkruar e verifikonte disa ligje kushtetuese të ardhura nga qeveria e Zaevit, po ashtu edhe Hashim Thaçi është duke devijuar kushtetutën duke mos respektuar zgjedhjet e parakohshme Parlamentare. Veprimet kontraverse e antikushtetuese ish-kryetarin e Maqedonisë, Ivanovin, e çuan në aut politik, sikurse veprimet kontraverse e antikushtetuese që do ta çojnë në aut politikë edhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin. Zaevi mbeti, Ivanovi shkoi, në Kosovë, Kurti do mbetet, Thaçi do shkojë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat