“Qeveria e re”, juristi jep shpjegimin e fundit se çfarë do të ndodhë në Kosovë – përmend edhe bankrotimin

Politika

“Qeveria e re”, juristi jep shpjegimin e fundit se çfarë do të ndodhë në Kosovë – përmend edhe bankrotimin

Nga: A.J Më: 15 prill 2020 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani në një prononcim për “Bota Sot” ka shpjeguar se në periudhën prej 25 ditëve nuk do të rezultojë me formimin e qeverisë atëherë president i vendit Hashim Thaçi duhet të shpall zgjedhjet në vend.

Në periudhën kohore herën e pare 15 ditë dhe herën e dytë e ka afatin kohor 10 dite, pra brenda 25 ditëve duhet ose të rezultojë me themelimin e qeverisë nëse asnjeri afat nuk prodhon mandatar atëherë presidenti i Kosovës e ka për obligim të gjej zgjidhje presidenti bazuar në nenin 82.4  i fton partitë për të gjet zgjidhje, presidenti në ketë rast duhet të merr një vendim interpretues nga Gjykata Kushtetuese pas aktgjykimit të gjykatës presidenti do të udhëzohet për zgjidhje konkrete” ka thëne Burjani.

Sipas njohësit të çështjeve juridike, Kosova  si secili shtet parlamentar do te krijoj praktiken e vet parlamentare në temat në të cilat ruhet dhe zhvillohet shteti dhe rendi juridik asnjë kushtetutë  e shteteve parlamentare nuk e thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje, pra secila kushtetutë jep zgjidhje.

“Pra ne duhet të gjejmë zgjidhje në suaza kushtetuese  pas shpenzimit te të gjitha mjeteve kushtetuese, shteti nuk mund të bankrotoj për shkak se dikujt i teket  mos më dhenë emrin për mandatar” ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

 

Top of Form

Bottom of Form

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat