Nuk është pandemia, por kjo është arsyeja pse nuk shkon vendi në zgjedhje

Politika

Nuk është pandemia, por kjo është arsyeja pse nuk shkon vendi në zgjedhje

Nga: A.M. Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:23
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”  i ka quajtur hipokrite konkludimet se një qeveri e përbërë nga  LDK-AAK-NISMA bëhet për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë.

“Konkludimet se një qeveri mes LDK-AAK-NISMA bëhet për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë duken hipokrite, kur pikërisht qeveria  në krye me Ramush Haradinajn ra për shkak të kundërshtimeve në raport me bisedimet me Serbinë. Ose kjo është gënjeshtër ose Ramushi ka ndryshuar qëndrim në këtë drejtim, ndryshme nuk ka si të  shpjegohet një veprim i tillë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas Mehmtit, një koalicion i tillë bëhet për të mos shkuar në zgjedhje.

Image
Faton Mehmeti

“Në gjykimin tim një koalicion i tillë bëhet për mos e shkuar në zgjedhje me sondazhet që të tri këto parti i nxjerrin shumë keq në besimin qytetarë, andaj për të shtyrë një gjë të tillë po manovrojnë me veprime të tilla”, ka potencuar Mehmti për “Bota sot”. 

Gjithashtu, Mehmti ka shtuar se Covid19 nuk njeh qeveri, as emra të përveçëm, prandaj të bëhet luftë politike me të.

“Cila do qeveri të jetë përballë kësaj pandemie nuk mund të bëjmë shumë, kanë dështuar qeveritë e tërë botës e lëre më ajo e Kosovës. Ky virus nuk njeh qeveri, as emra të përveçëm, prandaj të bëhet luftë politike me diçka që është e pamundur të ndalet nuk është e ndershme, për më tepër është diçka e ulët”, ka përfunduar Mehemri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat