Ish themeluesi i degës së LDK-së i cili dha dorëheqje, lëshon kritika të forta për Arben Gashin pasi nënçmoi Vjosa Osmanin

Politika

Ish themeluesi i degës së LDK-së i cili dha dorëheqje, lëshon kritika të forta për Arben Gashin pasi nënçmoi Vjosa Osmanin

Nga: D.RR Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:35
Arben Gashi dhe Vjosa Osmani

Ish aktivisti dhe themeluesi i degës së LDK-së në Rahovec, Shaip Shala, i cila dha dorëheqja nga LDK-ja për shkak se kjo e fundit inicio mocionin ndaj qeverisë Kurti, ka folur për gazetën “Bota sot” rreth deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi për Vjosa Osmanin.

Gashi në një deklaratë tha se LDK-ja do mund të fitonte më shumë vota në zgjedhje, nëse Vjosa Osmani nuk do të ishte në krye të listës së LDK-së.

Shala këto deklarata i vlerëson amatoreske të një politikani, e që thotë se shumë shpejt koha do të tregojë tronditje brenda LDK-së.

Image
Shaip Shala

Ai bën thirrje që LDK-ja të shkoj në zgjedhje atëherë, nëse kanë kandidatë më të mirë se Osmani.

“Deklaratën e Arben Gashit, se kinse LDK-ja do të kishte më shumë vota, po të mos ishte kandidate për kryeministre Vjosa Osmani, e konsideroj si deklaratë amatoreske e një politikani, por shpejt koha do të tregoj tronditjet brenda LDK-së, e nëse Gashi thotë se kanë kandidatët më të denjë, le të mundësojnë zgjedhjet”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat