Ky do të jetë problemi më i madh i Qeverisë LDK-AAK-NISMA

Politika

Ky do të jetë problemi më i madh i Qeverisë LDK-AAK-NISMA

Nga: A.J Më: 17 prill 2020 Në ora: 21:41
Haradinaj, Mustafa e Limaj

Një qeveri e cila po pritet që të formohet nga LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma pas mocionit e mosbesimit ndaj qeverisë është duke u përcjell me reagime të shumta e sidomos nga Qeveria aktuale e cila është në largim dhe njerëz që përkrahin fuqishëm Albin Kurtin.

Njohësi i çështjeve politike në vend Faton Abdullahu në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se një qeveri e cila ndoshta mund të behet ndërmjet LDK-së, AAK-së NISMA-s dhe minoritetet , nuk do ta ketë aspak të lehtë të jetë e suksesshme dhe funksionale për një të ardhme të afërt.

“Një qeveri e re (LDK AAK NISMA dhe minoritetet)  e dal nga rrethanat aktuale problematike e cila do të ballafaqohet me zhvillime të ndërlikuara, nuk do ta ketë aspak të lehtë të jetë e suksesshme dhe funksionale për një të ardhme të afërt. Kur kësaj i shtohet fakti se ajo do ta ketë një opozitë shumë të fortë PDK-VV atëherë mund të thuhet se Qeveria e re do ta ketë qeverisjen shumë të vështirë dhe me shumë probleme” ka thënë Abdullahu.

Sipas tij, në anën tjetër kjo qeveri e re do ta ketë posaçërisht të vështirë luftën kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

Image
Faton Abdullahu

“Por në anën tjetër cilado qeveri që do të vije pas Qeverisë Kurti duhet të jetë më e mirë se aktualja për disa arsye dhe kjo nuk do të jetë shumë e vështirë. Qeveria e re sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë e përçarë si Qeveria Kurti (VV-LDK) kjo ishte pjesa më banale e Qeverisë Kurti. Për më shumë shpresojmë se ajo do t’i riparoj raporte jo të mira me SHBA-t të cilat Kurti i ka dëmtuar si kurrë më parë me qeverisjen e tij”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat