LDK-ja nuk e përkrahu nismën e Vjosa Osmanit, flet juristi i njohur – shpjegon se në duart e kujt është kjo iniciativë

Politika

LDK-ja nuk e përkrahu nismën e Vjosa Osmanit, flet juristi i njohur – shpjegon se në duart e kujt është kjo iniciativë

Nga: G.B Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:33
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Nënkryetarja e LDK-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, votoi kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

E në seancën e fundit të Kuvendit, ajo i ndali fjalën deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, gjë për të cilin mori mjaft kritika nga bashkëpartiakët.

Një ditë më pas, LDK lëshoi mbledhjen e kryesisë të drejtuar nga Osmani, ku po diskutohej për dërgimin në qeveri për mendim të tri nismave ligjore, dy prej të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha se Qeveria nuk ka të drejtë të bëjë ligje.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se me Kushtetutë, deputetët kanë të drejtë për iniciativa të tilla dhe të nxjerrin ligje.

Image
Blerim Burjani

"Të gjitha nismat duhet të vijnë nga Kuvendi, për shkak se shteti nuk ka qeveri. Në mungesë të ekzekutivit, me Kushtetutë kanë të drejtë deputetët të kenë iniciativa të tilla, pra mund te nxjerrin ligje", është shprehur ai.

Sipas Burjanit, këto nisma janë në duart e deputetëve.

"Të vetmet institucione legale tash janë Kuvendi dhe Presidenti, pra që janë funksional dhe kushtetues. Kjo ccështje e këtyre nismave është në duart e deputetëve të të gjitha partive", ka deklaruar Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat