“LDK po vetëfundoset”, vjen paralajmërimi i fundit për partinë e Mustafës – këtë synim e ka ai dhe Veliu

Politika

“LDK po vetëfundoset”, vjen paralajmërimi i fundit për partinë e Mustafës – këtë synim e ka ai dhe Veliu

Nga: N. H Më: 18 prill 2020 Në ora: 15:53
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po synon që të vazhdojë punën me qeverinë e tij në detyrë deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit, përkundër që partitë tjera tashmë kanë filluar dakordimet për krijimin e një qeverie të re në vend.

Partia e Isa Mustafës konsideron se Qeveria në detyrë e ka humbur legjitimitetin dhe për këtë qëllim duhet të formohet qeveria e re.

Përderisa bëjnë me dije se zgjedhje të reja nuk mund të ketë këtë vit, kjo parti mendon ta udhëheqë vendin në një koalicion me AAK-në, dhe NISMA-n.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, në një prononcim, dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se nëse partia e Isa Mustafës hyn në një koalicion me partinë e Ramush Haradinaj dhe të Fatmir Limajt, do të shkel mbi vullnetin e votuesve të saj.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse LDK bën koalicion me AAK-në dhe NISMA-n do të shkel mbi vullnetin e votuesve të saj, dhe do të shkel mbi premtimet e saja që i ka dhënë në fushatën e fundi se ‘nuk bëjmë koalicion me PAN’.Nuk është e parë që LDK tradhton besimin e votuesve të saj, por kjo do jetë hera fundit që i jepet mundësi për një gjë të tillë, pasi nga ky veprim besimi në LDK do të bie si kurrë më parë”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, ai ka theksuar se nga një koalicion i tillë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të pësonte më shumë, pasi sipas tij, po vetëfundoset duke i bërë argatin atyre që e kanë kapur shtetin.

“Të thuash se po vijmë në qeveri me ç’kap shtetin duke bërë koalicion me ata që e kanë kapur, është fyerje për intelegjecën e këtij populli. Nga një koalicion i tille do pësojë më së shumti Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po vetëfundoset duke i bërë argatin kapësve të shtetit”, ka thënë ai.

Krejt në fund, ai konsideron se synimi i kreut të LDK-së, është që të bëhet kryetar i shtetit, ndërsa, Agim Veliu, që ta marr kreun e partisë.

“Isa Mustafa tenton të bëhet kryetar i shtetit, dhe Agim Veliu kryetar i LDK-së, ky është i tërë qëllimi i këtyre personave, që për interesa të tyre po i bëjnë dëme vendit”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kurse, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur mbrëmë rreth kërkesës së presidentit Thaçi për ta dërguar mandatarin për formimin e qeverisë.

Ai tha se presidenti është një figurë ceremoniale, një lloj noteri shtetëror i cili nuk ka të drejtë të formojë apo orientojë vullnet politik.

Kurti shprehet i bindur se presidenti nuk ka kompetencë që ta mandatojë një parti tjetër.

“Nëse presidenti do të mandatojë një parti tjetër, do t’i mbledhi këshilltarët e mi ligjorë dhe partinë. Por mendoj që presidenti nuk ka të drejtë ta bëjë atë”, ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat