“Veprimet e Mustafës të çuditshme”, çfarë po tenton qëllimisht të bëj në këtë situatë pandemie?!

Politika

“Veprimet e Mustafës të çuditshme”, çfarë po tenton qëllimisht të bëj në këtë situatë pandemie?!

Nga: M.H Më: 18 prill 2020 Në ora: 20:45
Isa Mustafa

Së fundi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Kurti, për të i’a dërguar emrin e kandidatit të ri për kryeministër mirëpo që ky i fundit nuk i ka dërguar ende asnjë emër, pasi po vazhdon të thotë që duhet të ketë zgjedhje të përgjithshme.

Në lidhje me këtë temë aktuale në vend, Profesori Binak Maxharraj, për “Bota sot”, përmend që nuk duhet të ketë një qeveri tjetër.

Sipas Profesorit, strumbullari i krejt kësaj situate abnormale në një shtet abnormal është Thaçi me Mustafën, pasi për të mos u zbuluar planët e Thaçit të kundërligjshme punoi në shkarkimin e qeverisë Kurti dhe se një qeveri mes këtyre tri partive të përmendura më lartë nuk duhet të ndodhë asesi pasi elektorati votoi dy partitë tjera LDK-LVV.

“Strumbullari i krejt kësaj situate abnormale në një shtet abnormal është Hashim Thaçi më Isa Mustafën të cilët nuk po lënë gurë pa rrotulluar për të formuar një qeveri të tyre jashtëligjshëm,antikushtetues për ta heq qeverin në detyrë dhe Albin Kurtin,për të ardhë një qeveri e tyre për ti vazhduar punët e tyre në shkaterrimin e shtetit. Në këtë drejtim nuk ka të ndalur presioni antikushtetues i Hashim Thaçit të LVV për ta dhënë mandatarin për qeverin e re. Nuk ka afat sipas kushtetutes që ti dergohet kandidat,kjo mund të zgjatë edhe për shumë kohë deri pas kalimit te fatkeqesis me korona virusin,sipas kërkesës se LVV dhe Kshtetutes se pas çdo mocioni qeverin duhet ta formoi partia fituese,e nëse nuk ndodhë kjo vendi shkonë në zgjedhje të parakoheshme. Por Hashim Thaçi nuk po u pritet,pos nëse nuk bëjnë ndonjë puç antikushtetues. Kurse nga ana tjeter Isa Mustafa si përfaqesues i rrymës se vjetër dhe e korruptuar po i fërkon duart dhe menzi po pret sinjalin nga i besuari i tij Hashim Thaqi për të formuar qeverin e turpit. Ai e mblodhi online KP të LDK për ti vetë për koalicionin e mundshëm me PAN mafinë. Furishëm ia kthyen emalët Ise ku po e përkrahin mbi 95% të anëtarëve të KP,çfarë nuk ështe e vertetë që do të thotë se kjo përqindje është e manipuluar nga struktuat e vjetra të Partisë. Është simptomatike, e bile edhe shumë e çuditëshme se pse Isa Mustafa insiston në diçka kundër parimeve të LDK qe nuk do të bëj kurr koalicion me PAN-in,sepse edhe AAK dhe NISMA janë krahu i djathët dhe i majt i PANIT”.

Image
Binak Maxharraj

“Kjo do të thotë se Isa Mustafa edhe një here qellimshem po e shtinë në telashe PDK duke e tradhëtuar anëtarësin dhe elektoratin njësoi siç veproi atëhere kur me 2014 e tradhëtoi VLAN-in dhe iu bashku Hashim Thaçi me qëndrimin që Hashim Thaçi të bëhet President kurse Isa Mustafa kryeministrë,i cili pas dy viteve e nxori nga Kryeministria dhe e gjuajti si stervinën në rrugë. Në te gjitha rrethanat politike dhe krizës së pandesmisë për ata njerëzit qe i kanë dy korra mend në kokë nuk do te ishte deshtë qe te shkohet në formimin e një qeverie të hajdutëve,të korruptuarve,por të pritet derisa të kalojë kjo pan demi e rrezikshme për të shkuar në zgjedhje te reja ashtu siç e parasheh kushtetuta ku thuhet se pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të formohet qeveri tjetër. Çdo veprim tjetër i Presidentit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës do të ishte grusht shtet,puç klasik në shtetin e Kosovës nga vet ata që në këtë mënyrë nuk ia don të mirën shtetit,për ta është me e rendësishme të vijnë në pushtet, se sa, sa njerëz po vdesin nga kriza pandemike që ka përfshinjë tërë botën dhe Kosovën”, përfundon Maxharraj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat