“Kosova e varfëruar nga pushteti, nuk ka mundësi të përballoj krizën pa ndihmën e mërgatës”

Politika

“Kosova e varfëruar nga pushteti, nuk ka mundësi të përballoj krizën pa ndihmën e mërgatës”

Nga: D.B. Më: 19 prill 2020 Në ora: 14:31
Foto Ilustrim

Përderisa botën e ka goditur koronavirusi, Kosovën e varfër e ka goditur jo vetëm koronavirusi, por edhe kriza e rëndë politike-insitucionale. Kjo për faktin se rrëzim i qeverisë pas 50 ditëve në pushtet, është goditje e forte nën brez që ju ka bërë Kosovës në kohë kolere.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kjo klasë politike në medie të shkruara dhe ato elektronike , në debate të ndryshme  në vend që të përçojnë mesazhe pozitive për temën e pandemisë, ata nuk i kanë lënë opstrukcionet politike karshi qeverisë në detyrë.

“Politikanët që për 20 vite nuk punuan mirë në kohë pandemie po kërkojnë që të formohet qeveri e re. Po kërkojnë të mbarojnë shtëpi më materjal të dobët.E rrëzuan qeverinë mbi bazat e kauzave të rreme që mos të lejohen reformat aq të nevojshme .Tani lind pyetja se përse qeverinë e rrëzuan në kohë pandemie, kjo nuk i pengoj fare e tash dalin me deklarata, se nuk bënë të vazhdohet së është kohë pandemie pa qeveri të re gjithë përfshirëse. Dhe për të qenë e keqja edhe më e madhe e gjithë kësaj, po dëshirojnë më presidentin, Thaçi dhe Mustafen e LDK-se, të formojnë qeveri jashtë praktikave të deritashme - jo kushtetuese”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, veprimet e tilla më dy kute veç sa e vështirësojnë situatën politike në Kosovë, pasi të tillët kanë zgjedhur metodat e tipit propagandistik se në veri ka ndërhyrë politika e Beogradit e që ndikimin i politikës së Beogradit më strukturat paralele kriminale i kemi krejt pas luftën.

“Tani shtroj pyetjen se ku ishin këta që nuk e shtrinë sovranitetin e plotë në veri? Kjo politikë e tyre po vazhdon, më marifetin e fundit, pse është lejuar të ndihmohemi nga Serbia në fushën e mjekësisë kur e gjithë bota po e ndihmojnë njeri- tjetrin për shkaqe humanitare. Këta bëhen sikur kanë harruar së me Listën Serpska kanë formuar qeverinë. Edhe tash nëse kontrabandohet qeveria pa LVV , do të kemi një situatë të ngjashme se ju duhen prap monoritetet”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se kori i kritizerëve politikë, nuk po i dëshirojnë as ndihmat e mërgatës që i ka kërkuar qeveria e shkarkuar, e Albin Kurtit.

“Dihet së Kosova e varfër dhe e varfëruar nga pushtetet e tyre ,nuk ka mundësi të përballon krizën pa ndihmën e mërgatës, e cila gjithmonë është treguar solidare në momentet më të vështira për Kosovën. Nga mentalitetet e dikurshme autokratike, nga logjiket regresive të kësaj klase politike, duhet të lirohemi përgjithmonë. Pikërisht sepse populli shumicë nuk iu beson të tillëve”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat