Pasi bllokoi mallrat nga Kosova, kërkohet notë proteste ndaj Serbisë  

Politika

Pasi bllokoi mallrat nga Kosova, kërkohet notë proteste ndaj Serbisë  

Më: 21 prill 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një postimi në Twitter, ku përveç tjerash e ka quajtur shkelje këtë veprim të Serbisë si jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter

Lidhur më këtë, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot” vlerëson se kjo do të jetë një mësim që mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar, dhe kërkon që miqtë ndërkombëtar t`i bëjnë presion këtij shteti që nuk respekton asnjë marrëveshje.

“Vlerësoj që duhet të jetë një leksion për të gjitha qeveritë dhe për qeverinë Kurti po ashtu edhe për miqtë ndërkombëtar që mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar, pra Serbia ende sillet armiqësore dhe aspak konstruktive në raport me fqinjët e saj dhe tani e tutje duhet që miqtë ndërkombëtar të bëjnë presion shtetit serb si një shtet që nuk respekton asnjë marrëveshje, pra një shtet që njeh vetëm gjuhën e forcës”, ka thënë ai.

Image
Mustafë Kadriaj

Gjithashtu, Kadriaj ka sugjeruar që  qeveria në detyrë t`i dërgojë notë proteste Serbisë përmes miqve ndërkombëtar si SHBA dhe BE.

“Pra bllokada e Serbisë ndaj Kosovës është e pa pranueshme për faktin që Kosova ka hequr barrierat tregtare me Serbin e aq më shumë në kohë pandemie ku e gjithë bota kanë harmonizuar qëndrimet pa marr përsysh dallimet në qëndrime politike që mund ti keni. Vlerësoi që qeveria në detyrë duhet të i dërgon notë proteste Serbisë përmes miqve ndërkombëtar si SHBA dhe BE që për çdo veprim të Serbisë do pasojnë masa ekuivalente nga Republika e Kosovës në raport me Serbinë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova mund të dëmtohet ekonomikisht, por ai shton se nëse nuk reflekton shteti serb do veprohet me të njëjtë kartë politike dhe ekonomike ndaj Serbisë.

“Si përfundim edhe pse mund të dëmtohemi ekonomikisht vlerësoj që Serbia me sjelljen e saj po e dëshmon veten si një vend jo konstruktiv dhe që nuk ju rrinë mbrapa marrëveshjeve dhe në këtë rast Kosova duhet të ju bënë të qartë miqve ndërkombëtar që nëse nuk reflekton shteti serb do veprojmë me të njëjtë kartë politike dhe ekonomike ndaj Serbisë”, ka përfunduar Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat