Cili ishte qëllimi i Mustafës kur propozoi rrëzimin e Qeverisë Kurti, i zbulohet skenari i përgatitur për Kosovën

Politika

Cili ishte qëllimi i Mustafës kur propozoi rrëzimin e Qeverisë Kurti, i zbulohet skenari i përgatitur për Kosovën

Nga: M.H Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:02
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ka disa ditë që është duke u përfolur një qeveri e mundshme nga LDK, AAK, dhe NISMA, duke e larguar kështu nga ushtrimi në detyrë e qeverisë Kurti. Bisedimet për një qeveri të mundshme veqse ka filluar.

Derisa kreyminsitri në detyrë ka kërkuar unitet për shkak të pandemisë partitë e lartëpërmendura kanë refuzuar një ofertë të tillë duke u përqëndruar në formimin e një qeverie.

Së fundi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Kurti, për të i’a dërguar emrin e kandidatit të ri për kryeministër mirëpo që ky i fundit nuk i ka dërguar ende asnjë emër, duke I kërkuar sqarim për disa nga pikat që presidenti ka shkruar në letër, mirëpo edhe vazhdon të thotë që duhet të ketë zgjedhje të përgjithshme.

Në lidhje me këtë temë, Dr.Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që qëllimi I Mustafës për ta rrëzuar qeverin Kurti ka qenë për të u bërë vetë kryeministër, dhe se me AAK dhe NISMA, nuk mund të ketë asnjehëre qeveri të pastërt.

“Qëllimi i mocionit të LDK së Isa Mustafës për të rrëzuar qeverin Kurti ishte që ai vetë të bëhet kryeministër,se siç deklaron ai do të bëjmë një qeveri më duar të pastërta. Po a është AAK dhe NISMA më duarë të pastëra. Jo nuk janë, as njera e as tjetra nuk mund t'a gjejnë ndonjë njeri më duart të pastërta.Të hynë në qeveri psh.AAK e mos t'a bëjë Palë Lëkën ministër është e pamundshme. Pra,nuk mund të këtë qeveri Mustafa më duar të pastërta,por më duar të pista,më duar të përlyeta, hajnisë,sepse të dy këto parti i përkasin PAN Marisë të cilat nuk janë as më fytyrë e as më duar të pastërta”.

Më tej, Maxharraj,shprehët që tani katërshja Mustafa,Thaçi,Vuçiq dhe Grenell i kanë duart e lira qe t'a bëjnë Kurban Kosovën,duke i'a falë Serbisë Veriun gati 30 përqind të teritorit të Kosovës, e duke marr vetëm 2 përqind dhe atë vetëm gjysmën e Preshevës,pa Bujanovcin dhe Menvegjën.

Image
Binak Maxharraj

“Por qeveria Mustafa më"duar të pastërta" do të bënë shumë punë të pa pastërta.Ai se bashku me Thaçin,Vuçiqi dhe Grenell do tu hyjnë punëve të pista që kanë të bëjnë më sovranitetin e Kosovës, të luajnë lojën e Serbisë për korixhim teritoresh,ashtu siç e luajtën lojën për humbjen e Çakorrit. Tani katërshja Mustafa,Thaçi,Vuçiq dhe Grenell i kanë duart e lira qe t'a bëjnë Kurban Kosovën,duke i'a falë Serbisë Veriun gati 30 përqind të teritorit të Kosovës, e duke marr vetëm 2 përqind dhe atë vetëm gjysmën e Preshevës,pa Bujanocin dhe Menvegjen. Nese nuk ndalen këta mafiozët e korrigjimit të kufijve Kosova do t'a pësoi keq”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat