"Koalicioni qeveritar i LDK, AAK, NISMA e AKR, do jenë koalicion i interesave klanore partiake”

Politika

"Koalicioni qeveritar i LDK, AAK, NISMA e AKR, do jenë koalicion i interesave klanore partiake”

Nga: D.B. Më: 22 prill 2020 Në ora: 18:04
Foto Ilustrim

Të hiqet Albin Kurti e t'ia zë vendin Isa Mustafa si Kryeministër i Kosovës vjen sikur LDK-ja ia ka kthyer shpinën tërësisë territoriale të Kosovës dhe se është pajtuar me Thaçin për shkëmbime territoresh me Serbinë.Gjithashtu  vjen sikur ua ka kthyer shpinën votuesve të Vjosa Osmanit për kryeministre e jo Isa Mustafën për kryeministër.

Kështu ka vlerësua njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” tha se LDK-ja është duke vepruar sipas dëshirave të Thaçit e ish-kryeministrit Haradinajt, dhe duke e humbur rrugën e premtimeve dhe ndryshimeve zgjedhore në krye me Vjosa Osmanin.

Sipas tij, LDK-ja indirekt plagos e zemron votuesit që ishin për ndryshime rrënjësore të klasës politike në Kosovë.

Image
Sulejman Mehazi

“Isa Mustafa si Kryeministër do pikëllonte shumicën e popullatës së Kosovës njësoj sikurse që do gëzonte Thaçin e Vuçiqin për shkëmbime territoresh në mes Serbisë e Kosovës. Veprimet koalicionuese të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, me AAK-në, NISMA e AKR, në një anë do iritonte shumicën e popullatës kosovare, në anën tjetër, do frymoste energjikisht, fuqimisht, politikisht dhe më Hashim Thaçin, Haradinjan e Limajn. Koalicioni qeveritar i LDK, AAK, NISMA e AKR do jetë koalicion i interesave klanore partiake e kurrsesi qeveri e interesave shtetërore e popullore, do jetë qeveri e qëllimshme “Thaçiane” për të mbrojtur klasën e korruptuar politike kundër klasës së re politike, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat