Rrena e Kadri Veselit

Politika

Rrena e Kadri Veselit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 prill 2020 Në ora: 21:33
Kadri Veseli

Pavarësisht se njihet për gënjeshtra, megjithatë deklarata e Kadri Veselit shkaktoi bujë në mediat dhe rrjetet sociale. Konkretisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se nuk do të jetë pjesë e asnjërës palë LDK e VV, për krijimin e Qeverisë së re. Përveç kësaj z.Veseli bëri një deklartë më të fortë duke dërguar mesazh për LDK e VV duke lënë të nënkuptohet se të dy subjektet parlamentare i kërkuan të bëjnë koalicion. ”Nuk kanë nevojë ta mashtrojnë opinionin për izolim e të më çojnë mua njerëz për të bërë qeveri të përbashkët”. ”Me asnjërin s’do të kem qeveri”.

Nisur nga rrethanat aktuale, dhe mbi të gjitha perceptimin e keq që ka PDK duket e pabesueshme që VV ose LDK t’i kenë dërguar mësit Kadri Veselit për ndonjë koalicion. Për më tepër që këto dy parti në zgjedhjet e 6 tetorit morën vota anti PDK, kështu që deklarata e z.Veselit është një rren e kulluar. Këtë deklaratë të tij e demantuan më vonë të dyja subjektet politike. Fillimisht Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka mohuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, se VV i ka dërgu njerëz për të lidhur koalicion.

Pastaj edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar koalicion me PDK-në dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë veprim. Bajqinovci, tha fjalët e Kadri Veselit i cili aludon për një gjë të tillë, janë gënjeshtra të kulluara. “Nuk është e vërtetë është rren e kullume, ai ka rrejtë, kurrë s’ka kërku VV-ja koalicion as kurrë nuk ka me bë një gjë të tillë, kjo është vetëm sa për me na dëmtu se asnjëherë nuk do të ndodhë kjo”, tha Bajqinovci. Nuk vonoi shumë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së liderit të PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se edhe VV edhe LDK i kanë kërkuar atij koalicion.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar për media ae kjo nuk është e vërtetë. ”Kjo nuk është e vërtetë”. Reagim nuk pati nga z.Veseli pas demantimit që iu bë, duke lën të nënkuptohet se ishte një deklaratë fund e krye rren. Pavarësisht se gënjeshtrën e ka në AND e saj PDK, dua të bëj se z.Veseli nuk është aq injorant sat ë gënjente pa patur ndonjë prapavijë., e cila duket të ketë synim të krijoj përshtypje tek qytetarët se “ të gjithë janë njësoj”.

Duhet që dikush Kadri Veselit t’i tregojë se diskursi politikë i tij dhe PDK ndër vite i ka baltosur aq shumë sa më askush nuk u beson, edhe po të thonë të vërtetën. Ky është shembull se nuk duhet rrena i ka këmbët e shkurta, dhe po gënjeve shumë pastaj askush s’të beson.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat