Thaçi kërkon mandatarin, vjen paralajmërimi i frikshëm – ky është rreziku që e pret Kosovën nëse...

Politika

Thaçi kërkon mandatarin, vjen paralajmërimi i frikshëm – ky është rreziku që e pret Kosovën nëse...

Nga: N. H Më: 22 prill 2020 Në ora: 23:18
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do t’ia japë mandatin atyre që mund të formojnë shumicën parlamentare, pasi që të gjitha subjektet politike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shprehur pro formimit të Qeverisë së re, duke mos shkuar në zgjedhje të reja.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit konsultativ me krerët e partive politike, ku nuk mori pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, por që aty ishte anëtarja e kryesisë Albulena Haxhiu. Kjo e fundit akuzoi partitë e tjera se janë bashkuar për të luftuar Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë e dalë në zgjedhjet e tetorit.

E, lidhur më këto zhvillime, ka folur njohësi i politikës në vend, Faton Mehmeti.

Ai në një prononcim, dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se presidenti nuk duhet të jetë pjesë e lojërave dhe kalkulimeve politike, por vetëm zbatues dhe garantues i Kushtetutës.

Image
Faton Mehmeti

“Vendimet e Hashim Thaçit nuk janë në kompetencat e tija. Nuk është presidenti pjesë e lojërave dhe kalkulimeve politike, por vetëm zbatues dhe garantues i Kushtetutës. Prandaj, duke pasur parasysh veprimet e tija është e pritshme të ketë protesta si kurrë me parë, protesta që edhe mund të lahen me gjak rrugët e Prishtinës dhe Kosovës”, ka thënë Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kurse, sa i përket paralajmërimeve për protesta gjithë popullorë, Mehmeti është shprehur se si kurrë më parë Kosova rrezikon të ketë një pranverë shqiptare, e cila do të sjell dhunë dhe gjakderdhje, pikërisht, për shkak të këtij “ngërçi”.

“Si kurrë më parë vendi rrezikon të ketë një pranverë shqiptare, e cila do të sjell dhunë dhe gjakderdhje, për ketë fajtor është presidenti Thaçi, dhe disa argatë të tij nëpër ato parti që po synojnë të marrin pushtetin, edhe pa qenë të mandatuar nga qytetarët. Në këtë sens e shoh krejtësisht të mundshme që vendi pas pandemisë të kalojë në një pandemi më të rëndë politike”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat