Sa do të ketë sukses një koalicion tjetër pa LVV-në në Qeveri? Këto janë pasojat për vendin

Politika

Sa do të ketë sukses një koalicion tjetër pa LVV-në në Qeveri? Këto janë pasojat për vendin

Nga: M.H Më: 23 prill 2020 Në ora: 08:24
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do t’ia japë mandatin atyre që mund të formojnë shumicën parlamentare, pasi që të gjitha subjektet politike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shprehur pro formimit të Qeverisë së re, duke mos shkuar në zgjedhje të reja.

Ai këto komente i bëri gjatë ditës së djeshme në takimin konsultativ me krerët e partive politike, ku nuk mori pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Në lidhje se a do të mund të funskionoj formimimi i një qeverie të re e që nuk është LVV, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, u shpreh që nuk do të ketë suksesë.

Sipas Elezaj, edhe nëse formohët kjo qeveri do të jetë antikushtetuese e cila do të varet nga “Lista Serbe” dhe PDK-ja, e që kjo e fundit nuk ka ndonjë raport të mirë me LDK-në, të cilën e pati rrëzuar nga qeveria në vitin 2017, dhe se midis tyre ekzistojnë antagonizma dhe inate të mëdha personale dhe politike.

“Unë mendoj se tentativat e presidentit H. Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës për formimin e një qeverie të re antikushtetuese, duke e përjashtuar partinë e parë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, pra LVV-je, përveç se koalicioni midis LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe AKR-së, nuk do të ketë sukses, në fakt iniciuesit e formimit të kësaj qeverie, pa asnjë dyshim, po e fusin vendin tonë në një krizë të thellë politike, e cila mund të eskalojë në destabilizim të rënd të situatës në Kosovë, madje me pasoja të rënda”.

“Pra, sipas mendimit tim, edhe po qese formohet qeveria e re nga koalicioni që u përmend më lartë, nuk besoj se do ketë sukses, sepse kjo do jetë një qeveri antikushtetuese e cila do varet edhe nga “Lista serbe” dhe PDK-ja, e që mirëfilli dihet se kjo e fundit nuk ka ndonjë raport të mirë me LDK-në, të cilën e pati rrëzuar nga qeveria në vitin 2017, dhe se midis tyre ekzistojnë antagonizma dhe inate të mëdha personale dhe politike, që këtë qeveri eventuale e bënë jo funksionale, jo stabile në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin, si dhe të dëmshme për zhvillimin e Kosovës, por edhe jokredibile në arenën ndërkombëtare”.

Më tej, Elezaj, shprehët që edhe nëse do të ndodhë një koalicon i tillë mes këtyre partive atëhere posti I kryeministrit nuk do të i jepet Haradinaj pasi për atë postë vuan shpirtërisht Mustafa.

Image
Rexhep Elezaj

“Ndërsa, sa i përket se a do duhej t’i jepej një mundësi e dytë Ramush Haradinajt për t’u bërë edhe njëherë kryeministër, kjo është çështje e dy partive që duan ta formojnë qeverinë e re, pra e LDK-së dhe AAK-së, përndryshe, së pari, nuk besoj se do formohet një qeveri e këtij formati, dhe së dyti, edhe nëse formohet LDK-ja në asnjë variant të mundshëm postin e kryeministrit nuk do ia jap R. Haradinajt, gjegjësisht AAK-së, sepse Isa Mustafa është duke bërë çdo lloj përpjekjeje bashkë me H. Thaçin, që kur ta formojnë qeverinë e re posti i kryeministrit ta ketë LDK-ja, për të cilin post Isa Mustafa vuan shpirtërisht, ngase siç dihet nga ajo pozitë e pati rrëzuar PDK-ja e Kadri Veselit në vitin 2017”, përfundon Elezaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat