Albulena Haxhiu flet për “Bota Sot”, tregon për hapat që do të ndërmarrin pas veprimit të fundit të LDK-së

Politika

Albulena Haxhiu flet për “Bota Sot”, tregon për hapat që do të ndërmarrin pas veprimit të fundit të LDK-së

Nga: A.J Më: 23 prill 2020 Në ora: 20:58
Albulena Haxhiu

Pas propozimit për kryeministër Avdullah Hoti nga LDK-ja ka pasur reagime të shumta në lidhje me këtë duke e quajtur kështu si diçka jo kushtetuese dhe në kundërshtim më një shtet demokratik.

Ministrja e Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu, në një bisedë për “Bota Sot” ka treguar se të gjitha veprimet të cilat janë marrë kohëve të fundit e sidomos ai i ditës se sotme janë veprime të orkestruara dhe jo legjitime nga Hashim Thaçi.

“Për ne gjitha këto veprime të orkestruara nga Presidenti Thaçi janë jo kushtetuese, jo legjitime dhe goditje e madhe për qytetaret dhe vendin.

Vullneti i tyre nuk mund të përmbyset me pazaret e njerëzve që nuk e duan ndryshimin në vend dhe janë bërë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të qenë në pushtet. Ne do ta kontestojmë menjëherë ne Gjykatën Kushtetuese. Tani për tani nuk kemi diskutuar për diçka tjetër” ka thënë për “Bota Sot” ministrja e Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu.

Ndryshe sot gjatë ditës lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa ka konfirmuar se Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër të ri të vendit. Krijimi i Qeverisë se re pritet të krijohet nga LDK në koalicion më AAK-në, Nisma-n dhe minoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat