Dullë, mund të digjesh, hiq dorë nga nominimi

Politika

Dullë, mund të digjesh, hiq dorë nga nominimi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 prill 2020 Në ora: 12:09
Avdullah Hoti

Tashmë është zyrtare, LDK nominon Avdullah Hotin për kryeministër. Dulla, siç e quajnë shokët e tij , pati tentuar edhe në 2017 të bëhet kryeministër por nuk e arriti, tani po tenton përsëri, megjithatë në mënyrën tjetër.

Pikërisht kjo mënyrë e re, duke anashkaluar partinë e parë ngeh shumë pikëpyetje edhe për legjitimitetin e tij, në rast se arrin të bëhet kryeministër. Në një fushë betejë politike pa rregulla, ku secili mundohet të ha kokën e tjetrit, intelektualët duhet të jenë ata që mos të bien në grackën e kësaj lufte të egër për pushtet.

Dulla, për hir të perspektivës së tij nuk duhet të pranoj të bëhet vegël e interesave të të tjerëve për t’u futur në këtë aventurë, e cila edhe mund të djege atë vet. Politika është e pamëshirshëm, duhet shumë kujdes se si të veprohet dhe mbi të gjitha mos të humbasësh dinjitetin.

Avdullah Hoti përfaqëson një klasë të re politikanësh të shkolluar nga të cilët priten ndryshe, jo vazhdime të kësaj lufte të egër për pushtet, ku s`ka rëndësi mënyra për të arritur qëllimin. Për hir të asaj që përfaqëson si njeri dhe si kuadër, me dashamirësi do i lutëm Dullës të bëjë një veprim të guximshëm, mos prano të futësh në lojëra të tilla.

Sa nuk është vonë hiq dorë nga nominimi, ka shumë pikëpyetje të cilat zor se edhe mund të të ndihmojnë për perspektivën tënde. Mund të digjesh, të pret betejë e vështirë përpara, të tjerët mund të të kenë përgatitur kulaçin, mos bie në kurthe. Dullë, hiq dorë, për të mirën tënde, të atyre që besojnë tek ti dhe mbi të gjitha për hir të Kosovës, që nuk meriton këtë luftë të egër, ku pushteti është më i rëndësishëm se dinjiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat