Hertica: Turp për ata që rrëzuan Kurtin

Politika

Hertica: Turp për ata që rrëzuan Kurtin

Nga: D.RR Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:00
Ali Hertica

Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se shkarkimi i Kurtit është moment i turpshëm dhe ata që e rrëzuan, sipas Herticës janë ata që e zhvatën popullin që dy dekada.

“Shkarkimi i Kurtit është moment turpshëm, dhe kjo që se çfarë ndodhi nuk është për krenari për asnjë deputet dhe institucion shtetëror i republikës në fakt, është për turp dhe fatkeqësisht do të mbahet mend si një ditë kur deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën politikën e gabuar dhe të atyre që deri më tani e shkatërruan Kosovën për 20 vite ,me bandat dhe klanet e tyre zhvatëse”, tha Hertica.

Ai tutje thotë se është përgatitur një degradimi i vlerave intelektuale dhe politike të sistemit demokrati nga VV.

“Edhe pse është përgatit një lloj degradimi i vlerave intelektuale dhe politike të sistemit demokrati nga VV nuk do të jetë një dobësim përmbajtjesor i politikave të Kurtit por vetëm sa do rriten këto në gjithë spektrin politikë në gjitha dimensionet edhe i vlerave demokratike në vend se gjithë kjo përgatitje tinëzare është bërë kinse për dialogu me Serbinë është çështja, atëherë as Serbia, as Kosova dhe as SHBA në këtë moment nuk janë në pikën ku prioritare kanë dialogun as per PANIN e as Vlanin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat