“Rreshtimi i LDK-së me partitë e PAN-it do t`i kushton shtrenjtë në të ardhmen”

Politika

“Rreshtimi i LDK-së me partitë e PAN-it do t`i kushton shtrenjtë në të ardhmen”

Nga: A.M. Më: 25 prill 2020 Në ora: 09:58
LDK

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti ka paralajmëruar se mund të ketë  trazirat për shkak të krijimit të mundshëm të qeverisë së re, për të cilën janë paralajmëruar të mbahen protesta.

“Si asnjëherë më pare vendi rrezikon të përsërit trazirat e 2004, ndonëse tani në qëllime tjera por përmbajtja duket e njëjtë:  të mbrohet dinjiteti i qytetareve. Krijimi i qeverise se re pa fituesin e zgjedhjeve përbën shkelje të vullnetit të mbi 200 mije qytetareve, të cilët janë të gatshëm të protestojnë për të mbrojtur votën e tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër,  Mehmeti ka shtuar LDK duhet tregohet e matur dhe përgjegjëse për veprimet e saj të cilat mund të pasojnë me destabilizim të vendit.

“Rreshtimi i LDK me partitë e PAN do t'i kushton shtrenjtë në të ardhmen. Gjykata Kushtetuese nuk jep interpretim pa patur lënde, nëse VV e dërgon rastin në Kushtetuese pa u formuar qeveria e re LDK duhet të  pret, pasi mund të komprometohet. Kështu që, LDK duhet tregohet e matur dhe përgjegjëse për veprimet e saj të cilat mund të pasojnë me destabilizim të vendit”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat