Këto janë pasojat e krizës ekonomike në Kosovë nga Covid-19

Politika

Këto janë pasojat e krizës ekonomike në Kosovë nga Covid-19

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 prill 2020 Në ora: 12:07
Ilustrim

Se sa do të ndikojë kriza me CoVID-19 në gjendjen ekonomike në Kosovë, dhe se si mund të vijë deri tek rimëkëmbja, kur dihet se e gjithë bota po përballet me këtë problem, njohësi e çështjeve ekonomike në vend vlerësojnë se Kosova po dëmtohet ekonomikisht dhe rikuperimi ekonomike do jetë shumë sfidues duke mos qenë pesimist.

Sipas tyre, Kosova po dëmtohet ekonomikisht dhe rikuperimi ekonomik do jetë shumë sfidues.

Ata vlerësojnë se në bazë të buxhetit të trashëguar qeveria aktuale nuk mund të ndaj buxhet që do bënte qetë rifilloi ora e bizneseve në Kosovë, por sipas tyre do duhet qetë hyj në borxhe ndërkombëtare apo të brendshme që ti amortizoj obligimet në një afat kohor të përballueshëm për Kosovën.

 Gërxhaliu: Fokusi i Kosovës duhet të jetë zhvillimi dhe avancimi ekonomik

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka hyrë me krizë në krizë dhe është duke luftuar në tri fronte.

Image
Safet Gërxhaliu

“Kosova së pari ka hyrë në front me corona virusin dhe si të i minimizoj pasojat e kësaj pandemie, dhe së dyti Kosova është në lufte socio - ekonomike ku afër 300.000 punëtor të sektorit privat janë të atakuar nga pandemia dhe janë pa të hyra mujore dhe me mundësi për të humbur edhe vendet e punës. Po ashtu kriza tjetër është edhe rënia e të hyrave buxhetore për shtet nga ATK dhe Doganat e Kosovës, dhe fronti i tret është jo stabiliteti politik në vend si pasoj e mocionit te mosbesimit ndaj Qeveris dhe lufta permanente për pushtet e partive politike e jo për shtete e për interesa te popullit. Pra e tëra kjo e vështirëson aktualitetin e shtetasve të Kosovës dhe e vështirëson edhe me shumë krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë, që luftojnë vetëm me pandeminë e corona virusit”, ka thënë Gërxhaliu

Sipas tij, bota nuk është si më parë dhe nuk do të jetë më ashtu, andaj duhet kuptuar që pandemia ekonomike do të jete mjaft sfiduese dhe kërkon një qasje serioze dhe në rend të parë unitet politik.

“Botën e pret një rirenditje e re botërore edhe ne aspektin ekonomik. Kosova nuk duhet humbur kohë ne gjetjen e arsyeve për dështim por në masat që duhet marrur për të dalur sa me fuqishëm dhe e përgatitur pas pandemisë. Nuk duhet të angazhohet vetëm në sanim të pasojave nga pandemia, por të fokusohet në zhvillim pas pandemisë. Mbështetjen e sektorit privat duhet të jetë prioritet dhe forcimi i partneritet me Institucione financiare ndërkombëtare po ashtu. Shumë shtete hartojnë strategji dalëse dhe projekte për të përfituar sa më shumë ndihmat financiare, andaj kam frikë se Kosova po vonohet. Kujdesi për qytetarin dhe mbrojtja nga pandemia është primare por mbyllja dhe paralizimi i ekonomisë vendore nuk është zgjidhje. Duhet mësuar nga përvoja e vendeve të ndryshme rreth rimëkëmbjes dhe këto përvoja të zbatohen edhe në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu.

Mustafa: Do të ketë zvogëlim të investimeve

Image
Muhamet Mustafa

Kurse prof. Muhamet Mustafa Këshilltar Senior në Institutin Riinvest ka thënë se ndikimet janë serioze edhe tek ne sikurse në gjithë globin.

“Janë serioze sepse bëhet fjalë për ndërprerje të rritjes e cila pritej se do të ishte diku 4% tek një tkurrje që sipas disa vlerësimeve tona në Institutin Riinvest, me vonë të verifikuara edhe nga FMN, do të zvogëlojnë GDP (vlerën e punëve të krijuar nga gjithë banorët e Kosovës) për rreth 5% në krahasim me një vit me parë. Unë do të isha i lumtur nëse kjo ndalet në këtë nivel, andaj kjo do të thotë zvogëlim i të ardhurave në buxhet, humbje të vendeve të punës dhe rënie e standardit. Përveç kësaj ndikimet do të jenë ndoshta të ngjashme edhe në zvogëlim të remitancave, përkatësisht dërgesave të shtetasve të Kosovës me punë e qëndrim në vendet e tjera. Madje do të ketë edhe zvogëlim të investimeve”, ka thënë profesor Mustafa.

Kurse sa i përket asaj se si mund të vijë deri tek rimëkëmbja, kur dihet se e gjithë bota po përballet me këtë problem, profesor Mustafa ka thënë se këtu duhet një program i menduar mirë.

“Programi qeveritar dhe idetë tjera që janë diskutuar kohëve të fundit sigurisht duhet të rishikohen edhe përkrah vëllim edhe përkrah përmbajtja. Nuk mund të adresohen gjithë problemet dhe nuk mundet vetëm arka shtetërorë ti zgjidh ato. Dy janë prioritet që duhet të ndiqen me rigorozitet. E para rastet sociale që edhe para krizës kanë qenë nën kufirin e varfërisë dhe këtu duhet një intervenim më serioz sesa kanë projektuar në qeveri. Duhet evituar që për shkak të krizës të përfitohen shtesa vullnetarë në paga ( përpos tek ata që kanë punë specifike, mjekët, infermierët, policët e të ngjashme) por jo të tjerët, eventualisht ndonjë kategori e pensionistëve më e goditur, por jo të tjerët”, ka thënë profesor Muhamet Mustafa Këshilltar Senior në Institutin Riinvest.

Sipas tij, fragmentimi i intervenimeve në një front të gjerë më shuma të vogla , nuk ndihmon shumë, andaj duhet të jetë një përqendrim në prioritetin e dytë.

“Mendoj se duke filluar nga maji maj, duhet krijuar kushtet që pjesa dërmuese e aktiviteteve ekonomike të fillojnë punën. Për këtë duhet krijuar kushte e nëse duhet edhe protokoll shëndetësore, sidomos në sektorët e bujqësisë, industrisë , ndërtimtarisë, bizneseve të vogla. Ajo që është rëndësishme të thuhet ka të bëjë me faktin se nuk do të jetë aq shumë problem sigurimi i burimeve të financimit. Ajo që mund të sigurohet me një ristrukturim të buxhetit, me shfrytëzimin e rezervës bankare të buxhetit dhe me asistencën financiare tanimë të paralajmëruar nga BE, Banka Botërore, FMN. Me rëndësi është që këto mjete të kanalizohen dhe përdoren me efektivitet të sigurohet dhe aty ku japin frute në rend të parë në ringjalljen aktiviteteve ekonomike. Dhe nga gjithë këto burime mund të mobilizohen afërsisht 500-600 milion euro, e që nisur nga një supozim se situata do të mund të ndryshojë në maj e sidomos në qershor, do të mund të adresonin problemet më urgjente”, ka thënë profesor Muhamet Mustafa.

 Kadriaj: Kosova po dëmtohet ekonomikisht

Image
Mustafë Kadriaj

Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj ka thënë se tanimë përgjigjja është e ditur që ka dëmtuar ekonominë pandemia Covit19, por sesa ka dëmtuar vlerësoje se do duhej një raport makro dhe mikro- ekonomik për faktin që pjesa dërmuese e bizneseve kanë ndalur aktivitetin.

Sipas tij, madje edhe ato që punojnë me një kapacitet të vogël të punës si për nga vëllimi dhe angazhimi i punëtoreve.

“Në nivel makroekonomik duhet të kemi raport të pavarur nga organet relevante të qeverisë së Kosovës në nivel të likuiditetit financiar dhe ekonomik se sa ka ndikuar në rënien e papunësisë dhe rrjedhimisht uljen e mirëqenies. Nëse do kthehemi në retrospektiv të krahasonim krizën 2008 me krizën tanishme vlerësoj që kriza 2008 ishte shkaktuar nga mos menagjimi i drejt ekonomik i pasurive të patundshme në nivel botëror e cila determinoi krizë në tregjet financiare botërore. Por si rezultat që Kosova nuk ishte aktive në tregjet financiare botërore nuk kishim rënie ekonomike, ndërsa tani kur flasim kemi pandemi shëndetësore por efekti ekonomik është shumë i madh për faktin që ndikoj drejtpërdrejt në ekonominë tonë si në bashkëpunim tregtar me rajonin dhe botën duke ndal aktivitetin ekonomik në vend”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj.

Ai konsideron se Kosova po dëmtohet ekonomikisht dhe rikuperimi ekonomike do jetë shumë sfidues.

“Vlerësojë që rimëkëmbja do të merr kohë që do ketë nevojë për kredi të butë nga Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga BE-ja sepse të gjitha lëmit biznesore në Kosovë do kenë probleme në rifillimin e aktivitetit ekonomik po ashtu edhe institucionet shtetërore nuk do kenë likuiditet financiar për investime kapitale e cila do ndikojë në ulje të aktivitetit ekonomik në shumë operator që bashkëpunojnë me qeverinë si në nivel nacional dhe komunal. Pra si çdo pako duhet të vlerësohet por pako fiskale emergjente nuk mund të ndikoj në rimëkëmbje ekonomike pra bizneset në Kosovë do kenë nevojë për një infuzion ekonomik që të jenë të gatshme për aktivitet ekonomike që me aktivitetit e tyre të kontribuojnë në arkën e shtetit. Si përfundim në bazë të buxhetit të trashëguar qeveria aktuale nuk mund të ndaj buxhet që do bënte qetë rifilloi ora e bizneseve në Kosovë por do duhet qetë hyj në borxhe ndërkombëtare apo të brendshme që ti amortizoj obligimet në një afat kohor të përballueshëm për Kosovën”, ka thënë Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat