Qeveria e re, vjedhje e vullnetit të popullit, vjen “goditja” e fortë për LDK-në, AAK-në e NISMA-n! Politologu jep emrin se kush duhet të ishte në krye të qeverisë

Politika

Qeveria e re, vjedhje e vullnetit të popullit, vjen “goditja” e fortë për LDK-në, AAK-në e NISMA-n! Politologu jep emrin se kush duhet të ishte në krye të qeverisë

Nga: N. H Më: 26 prill 2020 Në ora: 21:29
Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, foto nga legjislatura e kaluar

Tashmë është konfirmuar se i nominuari për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është duke i vazhduar negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re.

Mirëpo, krijimi i kësaj qeverie po konsiderohet si vjedhje dhe nënçmim i votueseve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Politologu i njohur, Albinot Maloku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se krijimin i një qeverie të re, që parashihet të zyrtarizohet këto ditë, nuk është aspak e shëndetshme për demokracinë e Kosovës.

Image
Albinot Maloku

“Pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, të iniciuar nga partneri i tij, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetur nga 82 deputet, u bë e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, në mënyrë që të kemi Qeveri të re, mirëpo nxjerrja e një Qeveri nga e njëjta legjislaturë nuk është aspak e shëndetshme për demokracinë në vendin tonë”, ka thënë fillimisht politologu Maloku.

Ai shton se ka pritur që nga takimi i Thaçit me krerët e subjekteve politike në vend të jetë një takim për caktimin e datës së zgjedhjeve pas përfundimit të pandemisë ose lehtësimit të situatës me pandeminë, dhe jo për të gjetur rrugë anësore, si kjo për krijimin e një qeverie të re.

“Në momentin kur i ftoi presidenti Thaçi partitë politike në takim, kam pritur më shumë që ky takim konsultativ të jetë për caktimin e datës së zgjedhjeve pas përfundimit të pandemisë ose lehtësimit të situatës me pandeminë dhe jo për të gjetur rrugë anësore dhe krejtësisht në kundërshti të praktikës politike dhe rendit kushtetues. Takimi anësor për të formuar një qeveri të re mbi bazën e rezultateve të 6 tetorit është vjedhje e vullnetit të votuesit”, ka thënë ai.

Politologu thekson se LDK me hapat e fundit duke prezantuar gjoja një kandidat tjetër për kryeministër siç është situata e tanishme me Avdullah Hotin nënçmojë votuesin e saj.

Ai nënvizon se Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre dhe në këtë rrafsh ajo ishte zgjedhja e LDK-së.

“Kjo qeveri e re është e rrugëve anësore dhe nuk është qeveri e vullnetit të popullit por edhe e votuesve të LDK-së. Votuesit e LDK-së e kishin votuar kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin e cila ishte imazhi më i mirë i kësaj partie. Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre dhe në këtë rrafsh ajo ishte zgjedhja e LDK-së. Hotin është i propozuar sipas rrethanave anësore të krijuara në vend dhe nuk është ai personi që ka garuar në një proces të rregullt zgjedhor dhe ka marr votat për të pas një pozicion prej kandidati”, ka përfunduar politologu i njohur, Albinot Maloku, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se aktualisht, LDK-ja ka marrë miratimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e koalicionit, kurse është në pritje të përgjigjeve zyrtare edhe nga Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë nga pakicat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat