"Kosova ka nevojë për një shtet ku sundon rendi,ligji dhe demokracia”

Politika

"Kosova ka nevojë për një shtet ku sundon rendi,ligji dhe demokracia”

Nga: D.B. Më: 27 prill 2020 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Në gjendjen e pandemisë në Kosovë ku njerëzit po vdesin, e që do të duhej të gjithë të mobilizohen që të tejkalohet një situatë gjithnjë e më rëndë nuk po pushojnë lojërat e pakuptueshme politike. Asnjë arsyetim nuk mund të bëhet se në një situatë të tillë, pamë rrëzimin e qeverisë të sapo formuar, nga e cila u pritë me të drejtë nga shumica se do të punon mirë dhe të fillojë punën e saj.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kësaj çështje nuk po kemi mundësi ti ikim, se strukturat e vjetra të burokratizuara politike nuk po e kapërdinë një fakt të tillë.

Image
Skender Mulliqi

“Për çdo deklarim të njerëzve në pushtet pa dallim, të cilat deklarime mund të bien ndesh më ligjet dhe kushtetutën e vendit, ishte dashur të ekziston llogaridhënia para organeve relevante. Kjo shumë pak po ndodhë , madje nuk po shohim as përgjegjësi morale. Shumë reagime u plasuan në opinion rreth një deklarimi të pamatur të këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit rreth UÇK-së. Natyrisht një deklaratë e tillë hapë dilema , së a mos është e porositur , për qëllime të caktuara politike kur dihet së do të vazhdon dialogu më Serbinë. Natyrisht së kjo mund të jetë një spekulim, ose çka ju dashtë Gashit pikërisht tash të plasohet në opinion një deklaratë skandaloze, të cilën da ta shfrytëzon mirë Serbia, e cila shkaktoi gjenocid dhe nuk u dënua nga bota demokratike”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Sipas tij kjo klasë politike e cila” sikur nuk gjeti kohë” të ngre padi kurrë kundër Serbisë, pranë TPI-së në Hagë.

“Nëse pamë reagime të fuqishme kundër kësaj deklarate reagimet nuk duhet të jenë seleksionuese. Reagime te fuqishme duhet bere edhe karshi deklaratave ne vazhdimësi në dëm të Kosovës, te gazetarit, Baton Haxhiu, i cili po plason teza pa hanxhin për copëtimin e Kosovës, dhe se sipas tij, pas 20 vitesh nuk kanë pse dënohen njerëzit. Se çka menduar te amnistohen krimet serbe ne Kosovë, këtë mund të bene vetëm truri i Baton Haxhiut. Martirët dhe dëshmoret janë gjaku ynë që nuk falën. Kosova ka nevojë për një shtet ku sundon rendi dhe ligji, ku sundon demokracia shumë e munguar deri me tash. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë për një stabilitet politik dhe institucional, kanë nevojë për mirëqenie të përgjithshme , ku shumica po jetojnë dobët. Rinia ka nevojë të madhe për punë .Kthimi në vitet e shekullit kaluar do të ishin fatale për Kosovën. Koha është për një brez të ri në politikë bërje, për një gjak të ri, që do ti kishin kthyer proceset për së mbari”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat