I vjen një reagim i rëndë Baton Haxhiut, ja pse ai mund t’i falë krimet serbe në Kosovë – analisti njohur jep një shpjegim interesant

Politika

I vjen një reagim i rëndë Baton Haxhiut, ja pse ai mund t’i falë krimet serbe në Kosovë – analisti njohur jep një shpjegim interesant

Nga: M.H Më: 27 prill 2020 Në ora: 19:29
Baton Haxhiu

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë jo të zakontë në televizionin T7. Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve. Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.

“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”,- shprehet Haxhiu.

Në lidhje me këtë deklaratë, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Haxhiu mund të falë të gjithë kriminelët sepse atij nuk i dhemb asnjë plagë dhe për të është e lehtë të flitet për këtë temë.

Shahu shprehët që minimumi është kërkuar që Serbia dhunuese të kërkojë ndjesë, ndërsa ajo vazhdon kurveron duke u shtire si viktimë e jo si xhelate dhe se këtë po e ndihmojn edhe politikanët tanë.

“Baton Haxhiu i falë mbase të gjitha krimet serbe, i falë të gjithë kriminelët së atij ndoshta nuk i dhemb asgjë, atij nuk i pikon lot e gjakë dhimbja askund. Ai mbase nuk ka asnjë plagë, atij nuk i është vrarë ndoshta askush nga të dashurit e tij, ai nuk ka asnjë varrë as në tokë as në shpirt ku shkon të qaj e të vendosë lule, ai duket nuk ka asnjë invalid luftë në familje që i duhet ta mbajë, ai nuk ka si duket asnjë të afërm që i shkakton dhimbje nga pasojat e luftës. Atij nuk i dhemb dhimbja e huaj, dhimbja jonë, dhimbja e popullit, as fyerja që vazhdojnë të bëjnë serbët dhe argatët e tyre shqipfolësa ndaj shqiptareve”.

“Ai që nuk ka çfarë me falë asgjë të vetën e nga vetja, ai i falë të gjitha gjërat e huaja, gjithë pasurinë e huaj, gjithë dhimbjen e huaj dhe bëhet gjymert a bujar me gjërat e huaja. Shqiptarët ende ndjejnë dhmbje, ende plagët u kullojne gjakë prej plumbave e prej poshtërimit serb. Shqiptarët nuk po kërkojnë me marrë hakë, por po kërkojnë që askush të mos bëhet bujar me serbët me dhimbjen e shqiptarëve, me dhimbjen e huaj. Askush nuk e fal as e shet dot gjakun e shqiptarëve të vrarë, të masakruar, asnjë lloj politikani sepse askush nuk i ka dhënë askujt votë me falë gjakun e dhimbjen”.

“Batoni le të falë çfarë të dojë nga malli i vet e dhimbtat e veta. Por kufomat e shqiptarëve të pagjetur nuk i fal dot Batoni as Batonat, përdhunuesit nuk i fal Batoni as një lloj Batoni. Minimumi është kërkuar që Serbia dhunuese të kërkojë ndjesë, ndërsa ajo vazhdon kurveron duke u shtire si viktimë e jo si xhelate. Kjo edhe me ndihmen e shqiptarëve të politkës... Serbia nuk kërkon ndjesë”.

Image
Rexhep Shahu

Shahu më tej thotë që nuk duam as luftë as hakmarrje mirëpo falje nga Serbia dhe asgjë më shumë e sidmos të kemi poshtërim.

“Shqiptarët nuk po kërkojnë luftë as hakmarrrje. Por po kërkojne të jetojnë e të mos harrojnë, po kërkojnë të mos e falë apo të mos e shesë, të mos bërë askush tregti apo biznes OJQ me gjakun e dhimbjen e shqiptarëve. Shqiptarët e dinë se falja është hyjnore, është zotësi e madhështi me falë, por në kohën kur xhelati vazhdon tallet, na poshtron, mohon krimet dhe nuk kërkon ndjesë, është dobësi me dal shqiptarët e me u thanë serbëve u kemi falë”.

“Krimet serbe janë të pafalshme, janë krime që nuk i amniston asnjë kod penal në botë. Pastaj në kulmet e luftës fyese e përbuzëse që bën Serbia ndaj Kosovës, në kulmin e bllokadave serbe ndaj Kosovës, të flasësh për falje merret dobësi, poshtrim. E sot vetëm për poshtërim e nënshtrim para serbëve nuk kemi nevoje. Ndaj ia lëmë kohës e jo projektëve të OJQ. Koha shëron”, përfundon Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat