Qeveri me duar të pastra, ja çfarë LDK duhet të bëjë urgjentisht

Politika

Qeveri me duar të pastra, ja çfarë LDK duhet të bëjë urgjentisht

Nga: A.J Më: 27 prill 2020 Në ora: 21:34
Mustafa, Veliu, Haziri

Priteshmeritë se shumë shpejt do të kemi qeveri të re ne Kosovë duket se janë në fund dhe kjo javë është vendimtare për  koalicionin e pritur LDK-AAK dhe Nisma. Deklarimet e një pas njëshme siç gjithë jemi mësuar ti dëgjojmë se kjo qeveri do të jetë më duar të pastra dhe se ministrat duhet të jenë pa asnjë problem më ligjin duket se nuk do të jenë aktive.

Derisa LDK aktualisht ne qeverinë Hoti ka disa ministra si të vlerësuar shumë mirë për punë, partia tjetër e cila pritet të jetë në koalicion me LDK-në, AAK-ja është e akuzuar vazhdimisht për nepotizëm dhe keqpërdorim të parasë publike.

Njohësi i çështjeve publike Skender Zogaj ka thënë për “Bota Sot” ka thënë se në rastin konkret, kur koalicioni VV - LDK ra, vullneti i shumicës partiake nuk mund të mos përfillet, dhe, në një kësi pozite, me miellin që ke duhet të gatuhet  buka, e jo me miellin që nuk e ke! 

Skender Zogaj

Image
Skender Zogaj

“Deklaratat e LDK-së për qeveri me duar të pastra janë bukur shumë iluzive sepse, duart e ndyta janë shumë të thella dhe të forta! Mirëpo, partitë do të duhej ta kuptojnë se, është çasti i fundit që reflektojnë dhe t'i flakin të gjithë ata që kanë problem me ligjin! Ky pastrim duhet të ndodh prandaj, deklaratat e LDK i shoh si thirrje për  ndryshim, dhe si mundësi që partitë politike të shkëputen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, që po e mbajnë tē ngulfatur Kosovën” ka thënë Zogaj për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat