Ministrja në ardhje Meliza Haradinaj kishte akuzuar rëndë Isa Mustafën: I penduar politikisht që ka tregtuar..

Politika

Ministrja në ardhje Meliza Haradinaj kishte akuzuar rëndë Isa Mustafën: I penduar politikisht që ka tregtuar..

Nga: H.O. Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:19
Meliza Haradinaj

Meliza Haradinaj sot është përmendur si minsitre e ardhshme në Ministrinë e Jashtme. Këtë e ka konfirmuar lideri i partisë së saj, Ramush Haradinaj.

“Zëvendëskryeministër i parë është Besnik Tahiri, pastaj për ministre e Jashtme është Meliza Haradinaj-Stublla, për opinion nuk është e familjes time për mos t’u keqkuptuar. Njëkohësisht, për ministër të Drejtësisë është Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik është Blerim Kuqi dhe ministër i Arsimit është profesor, Ramë Lika”, tha ai.

Mirëpo, ish këshilltarja e Haradinaj në kohën kur ishte kryeministër, ka pasur deklarata shumë të ashpëra për LDK-në, e sidomos për kreun e kësaj partie, Isa Mustafën.

Në kohën para zgjedhjeve të fundit, kur LDK e VV po bënin përpjekje për një koalicion parazgjedhor, Haradinaj kishte shkruar në Facebook se ‘bashkimi Mustafa-Kurti shpërfaqë panikun në të cilin janë këtë të dy’.

“Sot kur kujtojmë vizionin e Isa Mustafës, dhe çmimin që pagoi për pozitën e Kryeministrit dhe disa pozitave të tjera qeveritare, s’kemi si të harrojmë (ndër të tjera) edhe vendimin ‘historik’ për të heqë dorë nga pozita tradicionale e LDK-së: ajo e Presidentit, të cilin sot kërkon ta shkarkojë! Bashkimi i Isës si i penduar politikisht që ka tregtuar me pozita, dhe Albinit që kërkon dëshpërimisht kauzë sa në Tiranë e sa në Mitrovicë, me njerëz të bankrotuar politikisht e moralisht – shpërfaqë qartazi panikun në të cilin janë këta të dy!”, ka shkruar ajo./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat