Nëna e dy fëmijëve që vdiq nga COVID-19, flasin nga shtabi për menaxhim në Istog – japin detaje të reja për rezultatet e autopsisë

Politika

Nëna e dy fëmijëve që vdiq nga COVID-19, flasin nga shtabi për menaxhim në Istog – japin detaje të reja për rezultatet e autopsisë

Nga: A.J Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Qyteza e Istogut deri pak ditë më parë gjendjen me koronavirus e kishte të mirë dhe kishte vetëm dy persona të prekur nga virusi ishte rasti i endë i S. Kukelci nga fshati LLuga e Istogut e cila kishte vdekur vetëm dy ditë pasi ishte trajtuar në Spitalin e Pejës. Vdekja e saj u bë e ditur nga Klinika Infektive duke potencuar se ajo vdiq nga virusi COVID-19 dhe sëmundje tjetër shoqëruese.

Familja e të ndjerës asnjëherë nuk u pajtua që ajo vdiq nga koronavirusi dhe për ketë edhe kërkuan bërjen e autopsisë, pasi që dyshimet ishin se ajo nuk ishte trajtuar në mënyrën e duhur në Spitalin e Pejës ku më vonë edhe filluan hetimet ndaj stafit shëndetësor në ketë spital

Ditë më parë është rivarrosur trupi i gruas nga fshati Llugë e komunës së Istogut vetëm një ditë pasi ajo u zhvarros me kërkesën e familjareve të saj, pasi ata dyshonin se vdekja e 39-vjeçares nuk erdhi si pasojë Covid-19.

Besart Dreshaj koordinator i Shtabit për menaxhimin e Covid-19 në Istog ka thënë për “Bota Sot” se ende nuk dihen rezultatet e autopsisë. Ai ka thënë se Istogu është në një gjendje të mirë dhe se situata është duke u menaxhuar mirë.

“Gjendja është e mirë, duke u menaxhuar dhe është nen kontroll. Shtabi emergjent me policin dhe stafin shëndetësor janë shërbim dhe mund te konstatoj se kemi situatën mirë nuk kemi raste të dyshimta. Shtabi emergjent me policinë dhe stafin shëndetësor janë shërbim dhe mund të konstatoj se kemi situatën mirë, nuk kemi raste te dyshimta. Nuk kemi testime sepse nuk kemi asnjë të dyshuar” ka thënë Dreshaj.

Image
Pamje nga rivarrimi i S.K

Ai ka fol edhe për rastin e të ndjerës nga fshati LLuga e cila thanë se vdiq si pasojë e koronavirusit, por që më vonë kjo mbeti në diskutim.

“Sa i përket rastit Lluga, nuk kemi asnjë informatë nga Instituti dhe mjekësia ligjore. Po nga dita e parë familja është duke u mbështetur nga komuna dhe po ashtu nga stafi shëndetesor. Kemi angazhuar edhe psikolog për fëmijët sipas ligjit që kërkohet” ka thënë për “Bota Sot” Besart Dreshaj kordinator i Shtabit për menaxhimin e Covid-19 në Istog.

Kujtojmë se e ndjera ishte testuar për koronavirus dhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kishte dalë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat