Qeveria e re, vjen paralajmërimi nga analisti: Kosova do të ballafaqohet me kriza të reja – ja çfarë thotë për përplasjet VV-LDK

Politika

Qeveria e re, vjen paralajmërimi nga analisti: Kosova do të ballafaqohet me kriza të reja – ja çfarë thotë për përplasjet VV-LDK

Nga: N. H Më: 29 prill 2020 Në ora: 22:12
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Foto nga arkivi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka finalizuar marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë një takimi të zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

Përderisa, këto parti mendojnë ta themelojnë qeverinë e re, në vend janë duke qarkulluar zërat se mund të ketë protesta masive, që mund të dërgojnë deri të një eskalim i situatës.

Njohësi i çështjeve politike e ekonomike, Mustafë Kadriaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se Kosova si shtet për fat jo të mirë do i përjetojë të gjitha krizat e mundshme përgjatë këtyre ditëve.

Image
Mustafë Kadriaj

“Për fat jo të mirë ëndrrat tona për një shtet të mirëfilltë do jenë vetëm iluzione si duket nga ajo që po shihet nga skena politike por si rezultat i forcave të NATO-s dhe SHBA-së do mbijetojmë si shtet, por një shtet eksperimental të testohen të gjitha krizat politike, shoqërore dhe ekonomike që do jenë si mostër që mos të gabohet në shtetet të mëdha që normal menaxhimi i situatës është më i vështirë. Pra, Kosova si shtet për fat jo të mirë do i përjetojë të gjitha krizat e mundshme vetëm që dikujt t’i dalin rezultat nga ndërkombëtaret dhe aq më keq që ndërkombëtarët në Kosovë kanë krijuar teren që të eksperimentojnë pra kemi një skenë politike që edhe vet e pranon që ka pasur korrupsion, dhe në anën tjetër e kemi një forcë politike që nuk pranon asgjë që është bërë, por vetëm shfrytëzon dhe abuzon politikisht, pra Vetëvendosje”, ka thënë Kadriaj.

Ai thotë se kriza e cila që po i servohet vendit nga brumosja politike, të jetë sa me më pak pasoja.

“Dhe me ketë brumosje politike që do jetë e qartë se po i servohet një krizë që uroj të jetë më pasoja sa më të vogla, së paku jo në viktima për faktin që kemi një shumicë parlamentare që e ka rrëzuar qeverinë Kurti dhe nuk ka gatishmëri për të shkuar në zgjedhje dhe po tenton që të krijojë qeverinë e re nëse nuk ka moral politik së paku anën juridike e ka për faktin që i ka numrat dhe në anën tjetër Vetëvendosje që kërkon vetëm zgjedhje përndryshe kërcënon me protesta masive që nga përvoja mund të nënkuptohet skenarët e mundshme”, tha me tej ai.

Kurse për akuza mes VV-së dhe LDK-së, ai ka thënë se të dy partitë janë duke e shfrytëzuar pandeminë Covid-19 për të dëmtuar njëra tjetrën politikisht.

“Pra, ish koalicioni qeverisës si VV dhe LDK akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti dhe mos gatishmëri për të menaxhuar Covid-19, por praktika po rezulton që të dy forcat politike kanë shfrytëzuar dhe po shfrytëzon pandeminë Covid-19 për të dëmtuar njëra tjetrën politikisht. Si përfundim vlerësoj që të ketë një qeveri e cila do ketë mandat nga parlamenti dhe të menaxhon situatën pas pandemisë dhe njëhërit t’i mbyll bisedimet me Serbinë duke shpresuar që rezistenca të jetë brenda suazave opozitare nga partitë që do mbesin në opozite gjatë kësaj kohe”, ka përfunduar njohësi i çështjeve politike e ekonomike, Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat