Ramush Tahiri: Kjo është sfida e Qeverisë Hoti, ja çka thotë për Lutfi Hazirin, i cili u shpreh i gatshëm t'i japë diçka Serbisë...

Politika

Ramush Tahiri: Kjo është sfida e Qeverisë Hoti, ja çka thotë për Lutfi Hazirin, i cili u shpreh i gatshëm t'i japë diçka Serbisë...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 30 prill 2020 Në ora: 09:45
Ramush Tahiri

Politologu dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Ramush Tahiri ka folur për situatën politike në të cilën gjendemi aktualisht.

Politologu ka folur për Qeverinë Hoti e cila pritet që së shpejti të marrë mandatin e saj për të udhëhequr vendin dhe për deklaratën e Lutfi Hazirit i cili u shpreh i gatshëm që Kosova me dhënë diçka për të përballuar procesin me Serbinë.

Tahiri thotë se, Qeveria me Kryeministër Avdullah Hotin po krijohet si Qeveri e Koalicionit ndërmjet LDK, AAK, Nisma dhe AKR, Lista Serbe dhe partitë e minoriteteve të tjera dhe do të ketë nga 62 deri në 66 vota varësisht sa deputet të LDK e votojnë.

Sipas tij, tash nuk është e konfirmuar vota e deputetëve Vjosa Osmani, Shala e Haxhi Avdyli që me partinë e Pacollit i bëjnë saktë 61 vota.

“Sfidë është qëndrueshmëria e kësaj Qeverie sepse VV dhe PDK është një opozitë shumë e fortë e sidomos nëse për çfarëdo çështje i koordinojnë veprimet. Kjo Qeveri duhet ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta më 2023 ose deri në prill të vitit të ardhshëm kur janë zgjedhjet për President të Republikës dhe kur partitë duhet të jenë në marrëveshje me e zgjedhë ose së paku me qenë prezentë 80 në Kuvend për kuorum kur të nisë procedura. Pra gjasat janë të ketë mospajtime dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, thotë Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Politologu e ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri i cili është shpreh i gatshëm të jap diçka në dialogun me Serbinë.

“Deklarata e Lutfi Hazirit se Kosova duhet të jap diçka që të pranohet nga Serbia është e pamatur dhe politikisht e paqëndrueshme. Kosova u çlirua nga Serbia. Pagoi një çmim të madh. Pati viktima dhe shumë dëme. Nuk i falënderohet Serbisë për lirinë dhe nuk i ka asnjë borxh asaj. Ky është vullnet i popullit i sakrificës së tij për liri e pavarësi për të bërë shtet Sovran”, pohon Tahiri.

Ai shton se, bisedimet me Serbinë duhet të ketë konsensus dhe të udhëhiqen së bashku pa përjashtuar askënd.

“Qeveria e ka një pjesë, Presidenti gjithashtu ndërsa ratifikimi bëhet në Kuvend me dy të tretat e votave. Ky është vullneti i pa imponuar dhe askush nuk mund të jap asgjë që ka të bëjë me lirinë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, përfundon Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat