Një deklaratë e fuqishme vjen kundër Hashim Thaçit: Fati i Presidentit varet nga Serbia, gjendjen e ka shumë të rëndë

Politika

Një deklaratë e fuqishme vjen kundër Hashim Thaçit: Fati i Presidentit varet nga Serbia, gjendjen e ka shumë të rëndë

Nga: D.B. Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi

Skena politike është acaruar javët e fundit. Këtë gjendje politike e acaruan edhe më shumë deklaratat e presidentit Hashim Thaçi të bëra mbrëmë ndaj Xhelal Sveçlës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Shfaqja e mbrëmshme e presidentit Hashim Thaçit në Tv, duke quajtur kriminale një parti parlamentare në vend, për më tepër më të madhen në vend është shkelje e ligjit, dhe si e tillë duhet të dënohet.

Kështu po vlerëson analisti politik Faton Mehmeti, i cili shton se Thaçi nuk ka arritur asnjëherë të jetë mbi palët, por ka treguar anshmëri, dhe këtë e vërtetojë edhe mbrëmë.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se përfshirja e tij në pazaret politike është jashtë kompetencave të tija, dhe kjo natyrisht se përbën në vetvete shkelje të Kushtetutës.

“VV duhet të qoj në Kushtetuese deklaratën e Thaçit kur e quajti Vetëvendosjen kriminale. Hashim Thaçi i ka shërbyer dhe vazhdon t'i shërbej PDK-së, të cilën e përdor si patericë për të shtritë ndikimin e tij, edhe pse kompetencat e tija janë të limituara. Në këtë logjikë duhet theksuar se Presidenti aktual është në gjendje të tij të rendë psikologjike, sepse vetëm arritja sa më shpejt e marrëveshjes me Serbinë e shpëton atë nga fundi tragjik në politikë. Fati i Thaçit është i varur nga Serbia, andaj gjendja e tij është shumë e rëndë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat