Frika nga një 'sulm terrorist', eksperti i sigurisë tregon arsyen e deklaratës së Pacollit

Politika

Frika nga një 'sulm terrorist', eksperti i sigurisë tregon arsyen e deklaratës së Pacollit

Nga: G.B Më: 1 maj 2020 Në ora: 13:14
Behgjet Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovë, Behgjet Pacolli, njëherësh lideri i AKR-së, ka ateruar dje në Prishtinë me avion privat, nga Tirana, ku para ditësh kishte ardhur nga Zvicra.

Pas aterimit gjatë deklarimit për media, Pacolli tha ishte frikësuar që shteti i Kosovës do të bënte një sulm terrorist ndaj avionit të tij kur ishte në fluturim.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta.

Image
Drizan Shala

E eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën "Bota sot" se skena politike ka hyrë në tension politik që nga rrëzimi i Qeverisë dhe mund të krijojë situata të pakontrolluara tek qytetarët.

"Në lidhje me tensionin politik publik në të cilin ka hyrë skena politike pas shkarkimit të qeverisë, është rast tejet shqetësues dhe fragjil e cila mund të krijojë situata të pakontrolluara në masë të gjerë tek qytetarët", është shprehur ai.

Sa i përket deklaratës së Pacollit, Shala e vlerëson si veprim në afekt emocional, derisa thotë se e gjithë gjendja Kosovën e paraqet jostabile në skenën ndërkombëtare.

"Deklarimi i z.Pacolli mendoj që ishte një veprim në afekt emocional në lidhje me procesin e ardhjes në Kosovë. Gjithë ky tension pozitë dhe opozitë e paraqet Kosovën në skenën ndërkombëtare si "shtet" jo stabil, pa demokraci të mirëfilltë dhe e cila mund të prodhojë veprim "domeno" në sigurinë e brendshme dhe efekt të jashtëm në procesin e forcimit të shtetësisë së Kosovës në anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar (politik dhe sigurisë)", ka deklaruar Drizan Shala për "Bota sot".

Ndryshe, nga Qeveria kanë kërkuar që deputeti Pacolli të kërkojë falje për këtë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat