Hertica: Protestat duhet te mbahen, por jo në kohën e pandemisë

Politika

Hertica: Protestat duhet te mbahen, por jo në kohën e pandemisë

Nga: D.RR Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:05
Ali Hertica

Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar nismat e reja të disa partive politike që po tentojnë të formojnë qeveri të re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Hertica ka thënë se nëse do të ketë protesta në të ardhmen, mbështetja do të jetë e madhe.

“Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë minore, përderisa opozita e fuqishme, pasi që koalicionet e mëdha parlamentare, që kanë qenë në të kaluarën, kanë dështuar. Rrëzimi i qeverisë legjitime KURTI dhe më pas imponimi dhe presioni që bëhet nga Presidenti Thaçi për një qeverisje tjetër antiligjore dhe kundërkonstitucionale realisht ky do te ishte shfuqizim arbitrar i rëndë i demokracisë dhe i sistemit të saj në Kosovë, pasi ky veprim bie ndesh me ligjet, kushtetutën dhe me shtetin demokrati. Nëse do të ketë protesta në të ardhmen të gjithë jemi bashkë në këtë aksion duke dhënë dhe krahasimin si shpëtim Kosovën nga oligarkët dhe politikanët mafioz të cilit po japin imazh të keq shtetit duke quajtur edhe si shtet terrorist nga një ish Presidento e çka ka të pret sovrani dit të mira nga kjo kas monstroze”, tha Hertica.

Megjithëse ai thekson se protestat nuk duhet të mbahen në këtë kohë pandemi, pasi shëndeti i qytetarëve është primar.

“Protestat në këtë kohë pandemie nuk janë edhe të mira sepse më rëndësi është jeta e sovranit , sepse shëndeti është më primar, sepse protestat mund të kemi kur do herë, a shendetin jo dhe kjo është dilemma se çfarë do vendos sovrani sepse tani jemi në një luftë virtuale me virusin që mund të kushton shumë. Nëse nuk do të ishte kriza e pandemisë së koronavirusit puçistët nuk do të kishin guxuar për ta organizuar grushtin parlamentar të shtetit, por pabesia dhe ligësia antihumane e tyre gjeti kohët më të vështira për të organizuar rrëzimin e qeverisë legjitime të Kosovës. Dhe nuk do të ishte e mirë politikisht tani të ketë protesta vetëm duke qenë në këtë situate virusale ku mund te ketë pasoja të mëdha tek shëndeti i sovranit, protestat duhet të mbahen gjithsesi në ditët qe do të ketë qetësim nga pandemia që kjo qeveri të ik sa ma shpejtë nga kjo kast e brisht politike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat