“Hienat mund të formojnë qeverinë, po kurrë popullin nuk do ta kenë mbas vete”

Politika

“Hienat mund të formojnë qeverinë, po kurrë popullin nuk do ta kenë mbas vete”

Nga: D.B. Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:47
Objekti i Qeverisë

Përgënjeshtarët polikë të Kosovës janë mbledhur tog kundër Albin Kurtit, duke e sulmuar në çdo anë si grumbuj hienash që sulmojnë viktimën e vetmuar.

Hienat mund të formojnë qeveri ngase askush nuk mund t'i ndalë, po kurrë popullin nuk do ta kenë mbas vete, për shkak se kjo qeveri më shumë do jetë e përshtatshme për Serbinë sesa për popullin e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” tha se  kjo do jetë qeveri e shkëputjes së Mitrovicës nga Kosova, do jetë qeveri e Listës Serbe, qeveri e mposhtjes politike të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, qeveri e ndërgjegjes së turpshme të LDK-së.

Sipas tij, Qeveria e Haradinajt fali Çakorrin, kjo e tanishmja do t'ia fal Serbisë, çerekun e Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Ndoshta betejën qeverisëse të përkohshme do ta fitojnë, po luftën politike kurrë nuk mund ta fitojnë, këtë luftë kurdo ta fitojë populli i Kosovës në krye me Albin Kurtin. Shikoni çfarë kriminelë ordinerë janë, pasi të tillët janë në gjendje të thyejnë të gjitha ligjet kushtetuese vetëm e vetëm të ruajnë interesat e tyre partiake e vetjake. Presidenti Thaçi përmend kushtetutën, kurse në anën tjetër nuk respekton Kushtetutën i vetmi president i shtetit që s'ka konsideratë ndaj kushtetutës së shtetit të vete është Hashim Thaçi. Veprimet e Vuçiqit me veprimet politike të Hashim Thaçit janë të njëllojta, Vuçiqi nuk njeh kushtetutën e Kosovës, njësoj si Thaçi nuk njeh e respekton kushtetutën e Kosovës.Kushtetuta ia ndalon të formojë qeveri antikushtetuese, po për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, e ky vepron të kundërtën formon qeverinë ‘antikurtiane’ e popullore për të shpëtuar nga veprat e tyre kriminele”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat