“Qeveria e re ‘kukull’ do të qojë përpara disa procese të pista”

Politika

“Qeveria e re ‘kukull’ do të qojë përpara disa procese të pista”

Nga: H.O. Më: 1 maj 2020 Në ora: 17:33
Avdullah Hoti/Ramush Haradinaj

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka deklaruar se kishte filluar një fushatë e egër për të njollos Qeverinë Kurti dhe vetë kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas tij, kjo fushatë ka nisur edhe për krjimin e një qeverie që do të çojë përpara disa procese të pista.

”Filloi fushata më e egër dhe barbare nga të gjitha anët për ta njollosë qeverinë Kurti dhe vetë Kryeministrin Albin Kurti. Çfarë nuk e quajtën deri në tradhëtar. Aq më keq këta proamerikan falso me emra akademikësh e quajtën Kurtin antiamerikan, se po donë me na prishë me Amerikën e çka mos tjetër. Filloi fushata për formimin e një qeverie të re kukull më qëllim për t’i quar përpara disa procese të pista sipas marrëveshjeve të mshefta Thaçi-Vuçiq”, thekson Maxharraj.

Ai thotë më tutje se derisa për formimin e Qeverisë Kurti u deshën shumë muaj diskutime, për Qeverinë Hoti vetëm për disa ditë u morën vesh për krijimin e qeverisë së turpit.

“Derisa për formimin e qeverisë Kurti u deshtën disa muaj diskutimesh, negociatash të kota, false. Akademiku i jonë Isa Mustafa i filloj takimet me partitë e krimit të organizuar, PAN mafisë për themelimin e partisë së re. Avdullah Hotit iu deshtën vetëm disa ditë bisedash formale me partitë tjera për formimin e një qeverie të turpit, qeveri jashtëkushtetuese, qeveri e partive politike. Partnerët i gjetën shpejtë AAK, Nismën, komunitetet dhe Lista Serbska, anipse Hoti thkesonte dikur më herët se LDK nuk do të bënë koalicion kurrë me Lista Serpska, por tash po bënë bile edhe Goran Rakiqin për z/kryeminister”, thotë professor Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat