Krasniqi: Presidenti ka luajtur me partitë si “macja me miun”

Politika

Krasniqi: Presidenti ka luajtur me partitë si “macja me miun”

Nga: A.M. Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:51
Takimi i Thaçit me lideret e partive politike ne vend

Njohësi i çështjeve politike, dhe juristi, Islam Krasniqi, në një prononcim opër “Bota sot”, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, e cila do të udhëhiqej nga Avdullah Hoti.

Sipas tij, ky vendim ka qenë i pritshme, pasi që mundur të ndodhte një krizë institucionale, po ashtu ai ka përmendur edhe rastin e ngjashëm në shtetin fqinjë të Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Masën e Përkohshme në kohëzgjatje deri me dt. 29 maj po të këtij viti dhe pezullimi i Dekretit të Presidentit ka qenë i pritshëm sepse kishte mundur të ndodhte një krizë institucionale, me dy qeverive, me dy kryeministra e që edhe siç jemi si popull i frymë zjarrit dhe do të vinte ndoshta edhe deri të më e keqja në këtë kohë pandemie dhe që s’ju intereson armiku i popullit Covit 19, i cili sulmon nga të gjitha anët e botës. Mos harrojmë së shumë lehtë mund të vinin deri të një gjendje e ngjashme me Republikën e Maqedonisë duke i futur në një rrugë pa dalje”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai beson se Gjykata Kushtetuese do t'i hap rrugët për zgjedhje të reja pasi që do të prishet rendi kushtetues.

“LDK-ja së bashku me partitë më të cilat beri koalicion u bazuan në llogari të gabuara duke e shfrytëzuar  pushimin e Gjykatës kushtetuese, duke e shkelur edhe kandidatin që kishin për Kryeministër me të cilin kishte kërkuar votën, e që ajo ju dështojë apo u futën në lojën e Presidenti, i cili edhe me herët kishte luajtur me këto parti si macja me miun duke i djegur, për t'a ngritur ish partinë e ti në pozicionin që kishte. Besojë së Gjykata Kushtetuese do t'i hap rrugët për zgjedhje të reja pasi që do të prishet rendi kushtetues, do t'i humb edhe rëndësia e zgjedhjeve sepse s'do të ishte më e rëndësishme së kush fitoj, partitë e mëdha do të humbin fuqinë elektorale pasi që do t'a rrisin çmimin partitë e vogla siç ishte rasti i AKR-së  në qeverinë e kaluar me një deputet gjysmën e qeveris e mori, andaj Vendimi i Kushtetues do ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja të cilat do të mbahen pas kalimit të pandemisë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat