"Modeli i shëmtuar", profesori zbulon arsyjen e Thaçit që dekretoi Hotin për kryeministër

Politika

"Modeli i shëmtuar", profesori zbulon arsyjen e Thaçit që dekretoi Hotin për kryeministër

Nga: M.H Më: 3 maj 2020 Në ora: 12:05
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së Enjte, përmes një konferencë për media ka njoftuar se ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.

Thaçi ka njoftuar se sot ka pasur një komunikim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të vendit.

“Sot kam marr një letër nga kryetari i LDK përmes së cilës ai konfirmon që i mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisqë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare për qeverinë e re, shumicë që mu dëshmua sot faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri”, tha presidenti.

Mirëpo pas këtij miratimi Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesën për pezullim të këtij dekreti i cili ishte në kundërshtim me ligjin. Pas kësaj Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëpërmjet një vendimi ka bërë të ditur se e ka pezulluar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

Gjykata, nëpërmjet njoftimit i cili është bërë publik në faqen zyrtare, ka pranuar "masën e përkohshme" të parashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, "në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020", duke pezulluar "menjëherë zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës".

Në lidhje me këtë situatë politike, në një bashkëbisedim më gazetën “Bota sot”, profesori universitar, Enver Bytyçi, u shpreh që e dekreti I të enjtës së kaluar kishte Brenda vetës një intrig të modelit të shëmtuar.

Qëllimi i Presidentit Thaçi sipas profesorit ishte që ky dekret të dilte në mbarim të orarit të punës duke llogaritur që Gjykata Kushtetuese nuk do të funksonoj. Mirëpo ajo se çfarë ju kthye ishte e kundërta pasi ky dekret u pezullua.

“Dekreti i të enjtes së kaluar i orës 16.00 i presidentit Hashim Thaçi kishte brenda tij intrigën e modelit më të shëmtuar, sepse u shpall në fund të ditës së punës dhe kur më pas tri ditë të tjera do të ishin ditë pushimi. Qëllimi ishte që ky dekret të mos mund të kundërshtohej në gjykatën kushtetuese. Ajo që ra në sy kishte të bënte me një rekordim të hapave të mëtejshëm midis Thaçit dhe Mustafës. Pra dekreti do dilte të enjten në minutat e fundit të mbarimit të orarit të punës. Do dilte mbasi Isa Mustafa ta kishte përfunduar marrëveshjen e koalicionit me AAK-në, Nismën dhe Listën Srpska. Madje mbasi Behgjet Pacolli të kishte mbërrit në Prishtinë. Pastaj të dy ata, Isa dhe Hashimi, caktuan ditën e mbledhjes së Kuvendit për të shtunën, vetëm 36 orë mbas daljes së dekretit. Dhe kështu, llogaria u bë pa hanxhinë, duke menduar se Gjykata Kushtetuese nuk do të funksiononte në ditë pushimi dhe ndoshta edhe Vetëvendosjes do t’i duhej kohë të bënte denoncimin në Kushtetuese”.

“Por në këtë rast hanxhiu, pra Gjykata Kushtetuese, nuk pati ditë pushimi. Dhe logjikisht kështu duhej të ndodhte. Derisa kuvendi i Hashimit nuk kishte ditë pushimi, pse duhej që Gjykata Kushtetuese të pushonte e të lejonte që planet e Beogradit të realizoheshin pa luftë, në ditë pushimi, si të ishte luftë?! Edhe Vetëvendosja mesa duket i njeh mirë dhelpëritë e presidentit të vendit. Ndaj e kishte parapërgatitur animimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe me të dalë dekreti e dërgoi atë në këtë gjykatë. Gjithçka ndodhi për shkak të gjendjes në krye të detyrës të aktorëve me përgjegjshmëri për fatin e Kosovës. Për një muaj Abdullah Hotit i duhet të presë, nëse do të bëhet ose jo kryeministër i Kosovës. Hashimi dhe Isa morën një goditje paraprake, por jo edhe përfundimtare. Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë shkuarjen në zgjedhje të reja, atëherë Hashimi do ta kryejë një pjesë të rëndësishme të objektivit të tij: Do ta eliminojë nga skena politike Isa Mustafën, sepse me këto qëndrime ai e ka dobësuar shumë LDK-në. Kështu që do të detyrohet që ose t’ia japë drejtimin e partisë Vjosa Osmanit, ose ta çojë partinë më të madhe të vendit në katastrofë elektorale. Hashim Thaçi shpreson këtë të dytën, pra katastrofën e LDK-së. Ndërkaq ata që mbështesin Isa Mustafën në këto aventura të rekorduara me Hashim Thaçin kanë të drejtë ta bëjnë këtë, por duhet të mendojnë më shumë se për Isën për Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës”.

Më tej, Bytyçi e sheh kandidatë nga LDK-ja, më të drejtë minsitrin e Mbrojtjes, Anton Çunin, pasi plotëson edhe një kriter tjetër themelor për ekuilibrin fetar dhe shërbente si katalizator për forcimin e lidhjeve me vendet që kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës e ndoshta do të ishte personi që mund të ndërmjetësonte Vatikanin.

Image
Enver Bytyçi

“Për mendimin tim, derisa në 52 ditë u rrëzua një qeveri e paprovuar në qeverisje, kemi të bëjmë me dhunim të ashpër të vullnetit të qytetarëve dhe me triumfin e intrigave dhe kurtheve politike të politikanëve të dështuar, të korruptuar dhe të inkriminuar. Kjo duket qartë edhe nga mosnominimi i Adixhikut për ministër, i cili ishte autor i ligjit të kontrollit të pasurisë dhe luftës kundër korrupsionit nga ana e LDK-së. Ishte e turpshme për LDK-në të mos dominonte si ministër të Mbrojtjes, simbolin e gjallë të luftës për çlirimin e Kosovës, Anton Çuni. Çuni plotëson edhe një kriter tjetër themelor për ekuilibrin fetar dhe shërbente si katalizator për forcimin e lidhjeve me vendet që kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës e ndoshta do të ishte personi që mund të ndërmjetësonte Vatikanin. Por duket se në kabinetin qeveritar duheshin futur njerëz të dëgjuar të Hashim Thaçit për t’i dhënë fund aventurës së tij disa vjeçare për ndarjen e Kosovës. Vetëm një gjysmë-shprese do më bënte të isha pak optimist kundër kësaj skeme. Kam përshtypjen se Haradinajt do t’i duhej një këmbëngulje prej Herkuli për t’ia marrë postin e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit. Dhe kjo përpjekje e Haradinajt ndoshta mund të ketë një skemë frenimi për realizimin e projektit serb të ndarjes së Kosovës. Por kjo qeveri nuk duhet të vijë në jetë”.

Në fund, profesori thotë që zgjedhjet e reja do të rikishjen vullnetin e qytetarëvë në qeverisje dhe se është më e duhura të ndodhë tani. Bytyçi përmend edhe një konflikt politik që mund të ketë kreu i PDK-së, Kadri Veseli pasi ky i fundit ka mbështetur zgjedhjet e reja.

“Vetëm zgjedhjet e reja mund të rikthejnë vullnetin e qytetarëve në qeverisje. Ato do të dëshmojnë se kush kishte të drejtë në këto përplase dhe konflikte politike në kohë pandemie në Kosovë. Janë qytetarët ata që e ndajnë këtë dhe i japin zgjidhje kontradiktave të prej kohësh janë shfaqur. Opsioni për zgjedhje të reja teorikisht është mbështetur edhe nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Thuhet se ka një konflikt edhe midis tij dhe Hashim Thaçit. Dashtë zoti të jetë kështu, jo për fatin e njërit a të tjetrit, por për fatin e mirë të Kosovës. Nëse PDK në shumicë i kundërvihet planeve dhe projekteve serbe të Hashim Thaçit dhe bind për luftën kundër elementëve kriminelë dhe të korruptuar në këtë parti, atëherë Kosova mund ta rivlerësojë qëndrimin e saj ndaj kësaj partie”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat