Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës tregon se çfarë vendimi pritet të merret nga Kushtetuesja për çështjen e mandatarit

Politika

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës tregon se çfarë vendimi pritet të merret nga Kushtetuesja për çështjen e mandatarit

Nga: A.M. Më: 3 maj 2020 Në ora: 13:39
Gjykata Kushtetuese

Profesori universitar dhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur se çfarë pritet të ndodh pasi Gjykata Kushtetuese e pezulloi dekretin e presidentit Hashim Thaçi, i cili mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm.

“Me bazë mund të pritet në anulimin e vendimi të opozitës parlamentare për formimin e Qeverisë së subjekteve politike humbëse në zgjedhje pa subjektin politik fitimtar në ato zgjedhje aq më parë kur LV nuk e ka absolvuar prioritetin e propozimit të kandidati për mandatar për formimin e ekzekutivit”, ka  deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka potencuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ofrojë një platforme juridike për tejkalimin e krizës juridike aktuale.

Image
Riza Smaka

“Së pakut deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuare gjendja do të mbetet në Status Ëuo Ante. Qeveria aktuale do t'i ushtronte funksionet e veta deri në shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mund të caktoheshin pas normalizimit të gjendjes shëndetësore të jashtëzakonshme. Gjithsesi vendimi i Gjykatës Kushtetuare do të ofrojë një platforme juridike për tejkalimin e krizës juridike aktuale. Të llogarisim në qëndrim konsekuent dhe të pandikuar politikisht të Gjykatës në fjalë”, ka përfunduar Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat