Lista serbe brenda qeverisë së re, informata të dorës së parë nga Kosova për Serbinë

Politika

Lista serbe brenda qeverisë së re, informata të dorës së parë nga Kosova për Serbinë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 3 maj 2020 Në ora: 15:46
Lista serbe

Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nënshkruar koalicionin e saj qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

Gjithashtu, pjesë e qeverisë Hoti pritet të jetë edhe Lista Serbe bashkë me minoritetet tjera.

Këtë e ka konfirmuar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

“Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të ketë postin e zëvendëskryeministrit", ka thënë ai para gazetarëve.

Mehmeti: Një qeveri e tillë, është jetëshkurtër dhe si e tillë nuk mundet në asnjë mënyrë t'i mbijetoj kohës

Image
Faton Mehmeti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që kjo qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë për më tepër ka mundësi që Kushtetuesja ta rrëzojë.

“Fatkeqësisht egoja për pushtet i ka verbuar ata që deri dje kritikonin qeverinë për 100 teste nga Serbia, dhe sot pinë raki dhe bëjnë pazare me Listën Srpska, organ të Beogradit në Kosovë. Një qeveri e tillë, është jetëshkurtë dhe si e tillë nuk mundet në asnjë mënyrë t'i mbijetoj kohës, dhe pritet që deri në shtator kjo qeveri edhe të bie. Për më tepër ka mundësi që Kushtetuesja ta rrëzojë”, u shpreh Mehmeti.

Tutje, Mehmeti shtron një pyetje se si do të reagojnë Haradinajt, pasi ata u zgjuan kundër testeve nga Serbia ndërsa tash bëjnë koalicion me Serbinë, duke shtuar që LDK dhe AAK pritet të pësojnë rënie gjersa Nisma të “zhduket”.

“Tani nuk dihet si reagoj Daut Haradinaj që thoshte edhe me u zgjua vëllezërit e mi nuk marr teste nga Serbia, a thua po të zgjohen vëllezërit e tij nga varri a do turpërohen me Dautin dhe Ramushin kur shohin si bëjnë pazare më serbë kundër shqiptarëve? Kjo është e turpshme, dhe kjo qeveri vetëm sa do të rris votat e opozitës që do të mbetet, ndërkohë qe LDK pritet të pësoi rënie ashtu edhe AAK pritet mos të kaloj pragun dhe Nisma të zhduket, ky do të jetë fati i këtyre partive që po synojnë të bëjnë koalicion, për të rehatuar veten e tyre”, përfundoi Mehmeti, për “Bota sot”.

Maxharraj: Emërimi i kriminelit Goran Rakiçit për z/kryeministër në qeverinë e Kosovës është turpi më i madh që kjo qeveri po ja bënë shtetit tonë

Image
Binak Maxharraj

Në lidhje me këtë temë Dr. Profesor, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që të gjtih bashkë u bënë për ta rrëzuar qeverinë Kurti, pasi ky I fundit filloi ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duke u bërë bashkë kështu PAN dhe Pronto mafia që ta ndalin qeverin Kurti me çdo kushtë.

Tutje Profesori, një kryeministër nga Lista serbe në qeverinë Hoti, do të thotë “informata të dorës së parë nga Kosova për Beogradin”.

“I qitën interesat e tyre mbi interesat e shtetit për ta mbrojtur jo shtetin por veprimet e tyre të pista. Po si ka fytyrë ky farë Isa Mustafa, zaptuesi dhe dhunuesi i LDK, ti përvetësoi, t`i vjedhë votat e Vjosa Osmanit e cila i mblodhi gati 200 mijë sosh më 6 tetor 2019 dhe në bazë të tyre të kërkoj haptas formimin e një qeverie pakice nën dirigjimin e PRONT mafisë. Kjo është jo korrekte, kësaj i thonë hajni, duke e caktuar Avdullah Hotin për kryeministër të qeverisë së turpit, qeverisë me votat e vjedhura të popullit, një qeverie të formuar nën masat e dhunshme bash si në kohën e Millosheviqit. Nën dirigjimin e Isa Mustafës servile i tij Avdullah Hoti ende i pa nominuar u gjuajt në fushën e shtrigave për të kërkuar formimin e një qeverie kukull, një qeverie pa votën e popullit”, ka deklaruar Maxharraj.

“U trokiti në derë AAK, Nismës, komuniteteve, por edhe Listes Serpska për mundësinë e krijimit të një qeverie pakicë e cila hala nuk dihet se a i ka votat e mjaftueshme. Por Mafia edhe kësaj here e bënë punën e vetë. Por, a është AAK dhe NISMA më duartë të pastra. Jo nuk janë, as njera e as tjetra. Pra,nuk mund të këtë qeveri Hoti më duar të pastërta, por më duar të pista, me duar të përlyeta, të hajnisë, sepse të dy këto parti i përkasin PAN Marisë të cilat nuk janë as më fytyrë e as më duar të pastra. U arrit edhe pëlqimi për formimin e qeverisë Hoti në përberje AAK, Nisma, komunitetet dhe Lista serpska e Vuqiqit e cila si kusht ia qiti Hotit edhe pozitën e z/kryeministrit për here te par si duket brenda 20 vjetësh Kosova do te këtë një z/kryeministër nga Lista Serpsak pra nga Beogradi që më gjasë do të jetë kryekrimineli, shantazueshi me emrin Goran Rakiç. Ky do te jetë tani u future në zemrën e qeverisë jo për interes e Kosovës por më shumë për interes e Beogradit, sepse tash Beogradi mund ti këtë informatat nga dora e pare, sekrete dhe jo sekrete të qeverisë së Kosovës. Por ka patur të tillë spiun në organet e shtetit të Kosovës edhe më pare, bile vetë Presidenti ynë Hashim Thaçi njërin nga ata patë punësuar në presidencë i cili dërgonte informata sekrete Beogradit”, u shpreh Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat