Hertica: Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës ndërkombëtare

Politika

Hertica: Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës ndërkombëtare

Nga: D.RR Më: 3 maj 2020 Në ora: 20:25
Ali Hertica

Analisti Ali Hertica, për gazetën "Bota Sot", thotë se Vetting-u është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publikë me ndikimin në vendimmarrjen politike dhe institucionale, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.

"Procesi i Vetting-ut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t'i ofrohet një vend pune në Republikë dhe në komuna. Ndaj, e themi lirshëm se ata janë përgjegjës për degradimin e skajshëm që ka ndodhur gjatë dy dekadave që prej përfundimit të luftës. Së këndejmi, Kuvendi i Kosovës e ka këtë mandat që mund të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese të miratuara, për të miratuar 7 ligjet e rëndësishme", shprehet Hertica.

Ai thotë se Vetingu është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase nga qytetarët dhe ndërkombëtarët.

"Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase nga qytetarët dhe ndërkombëtarët. Rregullimi i projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kërkesa më emergjente e zyrtarëve", vlerësoi ai.

Hertica ua lë fajin siç thotë ai oligarkëve për gjendjen e krijuar në Kosovë.

"Formulari i parë kërkon deklarimin e pasurisë të personit dhe familjarëve të tij Të dhënat e rreme në këtë drejtim mund të çojnë në ndjekje penale. Në Kosovë , procesi i Vetting-ut është si thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi, për shkak se një sistem drejtësie, i pavarur dhe i paanshëm, që ndikon në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend,sepse sistemin kosovar e kanë katandisur oligarkët dhe klasa e despotizmit të inkriminuar që e po degradon shtetin dhe qytetarin", u shpreh Ali Hertica për "Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat