“Ata që i kanë duart me gjak, të mos e përdorin gjakun e të tjerëve për poena politikë”

Politika

“Ata që i kanë duart me gjak, të mos e përdorin gjakun e të tjerëve për poena politikë”

Nga: A.SH Më: 4 maj 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Ngjarja tragjike që ndodhi dje me vdekjen e të riut nga Gjilani ka ngjallur shumë polemika mes politikanëve tanë, sidomos në drejtim të qeverisë në detyrë.

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, fatkeqësisht e tillë është opozita e vendit tonë, në përgjithësi klasa jonë politike, e cila mundohet të përfitojë mbi fatkeqësinë, fatin tragjik të një qytetari.

“Ende pa u përfunduar obduksioni, ende pa patur përfundim të hetimit, të dilet me konstatime, kjo tregon më së miri se çfarë mjerimi është klasa politike, përkatësisht opozita. Edhe pse është për të ardhur keq për rastin në fjalë, megjithatë veprime të tilla nuk duhet të përdorën për poena politike. Vetëvrasjet janë të zakonshme, edhe pa karantinë ato kanë ndodhur, por duhet pritur vërtetimet nëse ky akt ka qenë si pasojë e evdnime të gabuara të institucioneve apo jo”, thotë Mehmeti.

Kurse për politizimin e kësaj tragjedie Mehmeti thotë se, është pasojë e mjerimit që klasa politike ka përqaur tek populli.

“Politizimi i skajshëm i shoqërisë është pasojë e mjerimit që klasa politike ka përqaur tek populli, duke mos i dhënë asgjë pozitive përvec urrejtjës ndaj njëri tjetrit. Ata që sot po kritikojnë, sidomos PAN , të kujtojmë se gjatë qeverisjës së tyre janë gjetur të vdekur njerëz me tremëbdhjetë plagë dhe kanë konstuar si vetëvrasje, andaj ata që i kanë duart me gjak , mos të përdorin gjakun e tjerëve për poena politikë”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat